LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Serbët e dinin se Zahiri nuk zihet i gjallë e as nuk dorëzohet

Mustafa: Serbët e dinin se Zahiri nuk zihet i gjallë e as nuk dorëzohet

Zahir Pajaziti dhe dy shokët e ngushtë të tij, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, u vranë më 31 janar 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, pasi u zunë në pritë nga policia serbe.

Ish- komandanti i Zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa i njohur me nofkën “Remi” thotë se shumë shokë të Zahirit dy javë më parë kishin rënë në burg.

Por sipas tij ata e dinin se Zahiri nuk mund të kapet i gjallë.


“Policia serbe e dinte se Zahiri ishte person që nuk mund të kapej. E dinin se ai nuk dorëzohej i gjallë. Ata i kanë vënë prit më mjete të rënda madje janë angazhuar edhe helikopterë. Është bërë luftim i hapur dhe ka rënë komandanti Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu”, tha Mustafa në RTV Dukagjini.

Remi thotë se Serbia ka përdorur të gjitha instrumentet e mundshme për të kapur Zahir Pajazitin, përcjell Telegrafi.

Mustafa thotë se të gjitha aksionet kundër policisë serbe që ishin marrë përsipër në atë kohë ishin të UÇK-së.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit thotë se më rënien e Zahir Pajazitit për një kohë aksionet në gjithë vendin kanë rënë.

“Më pas filloi edhe lufta frontale ndaj pushtuesve”, tha ndër të tjera Mustafa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori