Aktorja e njohur shqiptare, Ema Uka, ka tash e sa vite që është larguar nga Kosova.
Ajo ndërtoi një karrierë prej një aktoreje mjaft të suksesshme në vendin e saj, veçanërisht për rolin e saj shumë të pëlqyer të studentes ‘Lyra’ në hit-serialin komik “O Sa Mirë”.
Megjithatë, vëmendja dhe aktiviteti i saj u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku fillimisht shkoi si turiste dhe më pas përfundoi duke u bërë banore e përhershme.
“Largimi nga Kosova nuk ka qenë vendim i vështirë meqenëse nuk ka qenë e planifikuar. Mund të them që ka ndodhur spontanisht. Në New York unë fillimisht erdha si turiste dhe menjëherë rash në dashuri me energjinë dhe mundësitë që ka ky vend. Në kohën që kam lënë Kosovën, personalisht kam ndjerë që kam arritur të gjitha synimet e mia profesionale dhe kreative për moshën që kisha. Po ashtu unë jam tip që e sfidoj veten dhe mendoj që New Yorku është vendi i duhur për këtë gjë”, ka thënë Ema në një intervistë të fundit për Telegrafin.
Ajo në ShBA i është përkushtuar më shumë modës, duke u bërë pjesë e eventeve me rëndësi të lartë në këtë industri si paraqitja në Javën e Modës në New York, gjersa së fundmi ka pozuar edhe për kopertinën e revistës së famshme, “Harper’s Bazaar”.
Për Telegrafin, aktorja dhe modelja Uka tha se ka pasur fatin të punojë me njerëz profesionistë dhe se është më afër se kurrë për t’i arritur qëllimet e saj.
“Kam qenë me fat që nga fillimi sepse kam bashkëpunuar me persona të duhur dhe kjo e ka bërë rrugëtimin tim si modele më të lehtë. Tashmë jam pjesë e disa agjencioneve të modelingut këtu në New York. Jam e kënaqur por normalisht, pres nga vetja të arrij edhe më shumë. Mund të them jam shumë afër asaj çfarë kam për synim në fushën profesionale si modele”, tha ajo.
Por pavarësisht përkushtimit në modeling, e njëjta pranoi se anash nuk e ka lënë as aktrimin dhe se fansat do të kenë mundësinë që shumë shpejt ta shohin në një projekt kinematografik ndërkombëtar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij
Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025