LAJMI I FUNDIT:

Nga sot Kovid protokolle të reja në Gjermani dhe Spanjë për shtetasit e Maqedonisë

Nga sot Kovid protokolle të reja në Gjermani dhe Spanjë për shtetasit e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian, për hyrjen në Gjermani, për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, do të zbatohen rekomandimet e mëposhtme.

“Vlefshmëria e certifikatës së vaksinës me dy doza të vaksinës së njohur nga EMA/Gjermani do të jetë 9 muaj/270 ditë, në vend të 12 muajve të deritanishëm, dhe përkitazi me këtë udhëtarët gjatë hyrjes do të duhet të kenë parasysh rëndësinë e certifikatës së tyre me qëllim që të mos u ndalohet hyrja.

Certifikatat e vaksinimit me 3 doza të vaksinës të cilat i pranon Gjermania, për momentin do të jenë me vlefshmëri të pakufizuar.


Në Spanjë, sipas rregullave të reja, pranohen ceritfikatat për imunizim me dy doza të vaksinës nga organet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse kanë kaluar 14 ditë nga data e marrjes së vaksinës së dytë dhe nëse nuk kanë kaluar më shumë se 270 ditë nga data e marrjes së vaksinës së dytë. Pas skadimit të afatit prej 270 ditësh, certifikata e imunizimit e lëshuar nga organi kompetent i vendit të origjinës duhet të përmbajë dëshmi për pranimin e vaksinës së tretë (booster).

Autoritetet spanjolle njoftojnë se hyrja me PCR OSE NAAT testet do të lejohet vetëm për udhëtarët që kanë vizë të vlefshme spanjolle ose leje qëndrimi në Spanjë. Certifikatat e imunizimit me dy vaksina që nuk njihen nga WHO dhe EMA do të pranohen vetëm nëse vaksina e tretë e marrë njihet nga WHO dhe EMA”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori