LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora pozon për revistën “Vogue Arabia”, shfaqet unike në veshje të ndryshme

Rita Ora pozon për revistën “Vogue Arabia”, shfaqet unike në veshje të ndryshme

Ylli i muzikës, Rita Ora prej javësh është zhvendosur në Australi ku përveç që festoi festat e fundi vitit ajo gjithashtu ka nis xhirimet për “The Voice: Generations” dhe sezoni e ri të “The Voice Australia”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore po ashtu ka vazhduar edhe me projekte të tjera dhe së fundmi është bërë pjesë e revistës “Vogue Arabia” në numrin e muajit shkurt.

31-vjeçarja ka realizuar një fotosesion të veçantë, teksa shihet në disa veshje të ndryshme ndërsa merr vëmendje stili dhe sharmi i saj.


Foto: Rita Ora/ Vogue Arabia

Vet Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram imazhet e realizuara për revistën e njohur, ndërsa tha se është nder për të që të jetë pjesë e “Vogue Arabia”.

Foto: Rita Ora/Vogue Arabia

“Unë gjithmonë e kam admiruar ekipin e Vogue Arabia dhe magjinë që ata e krijojnë . Të jem në kopertinën e muajit shkurt është nder i madh, dhe një kisha një bisedë të mrekullueshme me miken time Donatella Versace!! Forca dhe hiri juaj është ajo që unë kam admiruar gjithmonë tek ju”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve që publikoi.

Foto: Rita Ora/Vogue Arabia

Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht krijuesja e hitit “Anywhere” është në lidhje me regjisorin, Taika Waitit, i cili gjithashtu ndodhet me të në Australi.

Foto: Rita Ora/Vogue Arabia

Ndërsa në një intervistë të fundit, artistja tha se po planifikon të blejë një pronë në Sydney dhe të qëndrojë edhe më gjatë atje pasi i pëlqen stili i jetesës në Australi. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Në trend Magazina

Më shumë

"Zemra ime është e lënduar, por jo edhe e thyer", Redoni reagon pas puthjes së Gjestit me Eglin

Magazina
Xhaka tregon si e pritën bashkëlojtarët dhe trajneri Xabi Alonso transplantin e tij të flokëve në Kosovë - flet në detaje për ndjesitë e para

Xhaka tregon si e pritën bashkëlojtarët dhe trajneri Xabi Alonso transplantin e tij të flokëve në Kosovë - flet në detaje për ndjesitë e para

Magazina
Leo surprizohet nga Lela në BBVK 3, i thotë se Gjesti është shumë mirë jashtë

Leo surprizohet nga Lela në BBVK 3, i thotë se Gjesti është shumë mirë jashtë

Magazina
G Bani debaton ashpër me Gjestin e Gertën, hedh rrobat e kësaj të fundit në tokë

G Bani debaton ashpër me Gjestin e Gertën, hedh rrobat e kësaj të fundit në tokë

Magazina
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send

Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send

Magazina
Jozi kritikon muzikën e Gjestit: Këngë për filma të animuar, klikime të vjedhura

Jozi kritikon muzikën e Gjestit: Këngë për filma të animuar, klikime të vjedhura

Magazina
Kalo në kategori