Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 57-të, kësaj radhe në formë elektronike, në të cilën është miratuar Programi për Reforma në Ekonomi 2022-2024 dhe nisma për negocimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Financimi i Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme”.
Programi për Reforma në Ekonomi 2022-2024, i miratuar sot, do të dorëzohet për informim në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe te zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë.
Ky Program është hartuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Zyra e Planifikimit Strategjik në Zyrën e Kryeministrit dhe koordinatorët e fushave të politikave nga ministritë e linjës.
Aktivitetet afatshkurtra nga Programi për Reforma në Ekonomi janë përfshirë në Planin Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2022 dhe janë në përputhje me aktivitetet e planifikuara në projekt Planin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe Agjendën Evropiane të Reformave, si dhe me projektbuxhetin e vitit 2022.
Korniza e përgjithshme e politikave të Programit për Reforma në Ekonomi 2022-2024 është një kombinim:
(1) i programit të rimëkëmbjes ekonomike, i cili synon të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë;
(2) politikës fiskale të bazuar në rregullat e orientuara drejt stabilitetit të financave publike dhe, brenda hapësirës fiskale në dispozicion, drejt mbështetjes së rritjes ekonomike përmes investimeve kapitale dhe shtimit të fondeve për zonat prioritare të zhvillimit; dhe
(3) një sërë reformash prioritare strukturore që adresojnë pengesat kryesore ndaj rritjes ekonomike dhe mbështesin zhvillimin e sektorëve ekonomik, konkurrues dhe sigurojnë që rritja ekonomike është gjithëpërfshirëse dhe e rritë mirëqenien.
Kurse, vendimi i dytë i miratuar në mbledhjen e sotme, i ka hapur rrugë nismës për negocimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Financimi i Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë