LAJMI I FUNDIT:

Tejkalimi në vijë të plotë – policia në Mitrovicë gjobit ngasësin me 150 euro dhe ia konfiskon patent shoferin për 3 muaj

Tejkalimi në vijë të plotë – policia në Mitrovicë gjobit ngasësin me 150 euro dhe ia konfiskon patent shoferin për 3 muaj

Në vijimësi të ngritjes së masave të sigurisë në  trafikun rrugor dhe me qëllim të parandalimit dhe identifikimit  të kundërvajtësve, Stacioni Policor Jugu Mitrovicë përveç patrullimeve dhe  angazhimeve tjera, i përgjigjet dhe merr masa ndaj çdo kundërvajtje që raportohen nga ana e qytetarëve.

Sipas njoftimit, një rast i tillë është identifikuar edhe sot, ku nga një qytetar është pranuar foto e një automjeti i cili kishte hyrë në tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, në Mitrovicë me datë 30.01.2022.

Një njësi e Stacionit Policor ka arritur të identifikoi drejtuesin e automjetit dhe i ka shqiptuar gjobën prej 150 euro, dy (2) pikë negative si dhe i ka caktuar masën mbrojtëse marrjen e patentë shoferit për tre(3) muaj.


Policia në Rajonin e Mitrovicës fton qytetarët që të raportojnë çdo lloj kundërvajtje tek Policia e Kosovës, e ndaj të gjithë kundërvajtësve do të ndërmerren masa të parapara me ligj, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Lajme
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota

Lajme
Prishja e raporteve Osmani-Kurti, sipas analistëve shkak politika ndërkombëtare

Prishja e raporteve Osmani-Kurti, sipas analistëve shkak politika ndërkombëtare

Lajme
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Lajme
Kalo në kategori