Një muaj paraburgim të pandehurit, dyshime se bëri tregti me substanca narkotike e psikotrope
Caktohet masa e paraburgimit ndaj një të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 29.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 28.02.2022, ndaj të pandehurit S.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
– Me datë 29 janar 2022, në orët e pasdites në Prizren, pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që, pasi Policia e ndalon automjetin e të pandehurit të cilin ishte duke e drejtuar i pandehuri, me ç’rast pas kontrollit fizik të automjetit, tek ulësja e pasagjerit i është gjetur dhe sekuestruar: Një (1) qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 1152.82 gram, me ç ’rast pas zbatimit të urdhër kontrollit në lokalin e tij, në Prizren ashtu që prapa një bunkeri të improvizuar brenda lokalit në fjalë, policia arrin të gjejë dhe sekuestrojë:
Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1112.84 gram;
Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1092.38 gram;
Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1105.51 gram;
Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1116.06 gram;
Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1092.70 gram;
Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1124.90 gram;
Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1122.04 gram;
Një qese najloni e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1116.95 gram;
Disa qese plastike të cilat kanë qenë të destinuara për paketim të lëndëve narkotike,
Duke vazhduar më pas tek shtëpia e të pandehurit S.K., ku pas zbatimit të urdhër-kontrollit, policia arrijnë të gjejnë dhe sekuestorjnë:
Dy(2) lule, të cilat dyshohen se janë substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1.88 gram.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë faktin se procedura penale është në fazën fillestare, dhe me qëndrimin e të pandehurit në liri, ai mund arratiset duke u larguar nga territori i Republikës së Kosovës dhe prezenca e tij vështirë se do të mund të sigurohet dhe si rezultat i kësaj do të pamundësohet zhvillimi normal i procedurës së kësaj çështjeje penale, me çka do të të pamundësoj zhvillimin e rregullt të kësaj procedure penale hetimore.
Gjithashtu duke marrë parasysh peshën e veprës penale, – faktin se kemi të bëjmë me një sasi të madhe substancave narkotike të llojit – “marihuanë” në peshën mbi 10 kilogramë, e cila sasi, dyshohet që ka qenë e destinuar për shitje dhe shpërndarje, pastaj cilësinë personale dhe sjellja e mëparshme e të pandehurit, tregojnë rrezikun se i njëjti mund të përsëris veprën penale të natyrës së njëjte, andaj caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Berisha: Kushtetuesja bëri grusht shteti, kërcënohet me video intime
Takimi Vuçiq-Mickoski: Në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje