Komuna dhe shkolla ku ishte nxënës shprehin ngushëllime për të miturin në Viti i cili u gjet i vdekur në serrë
I mituri i cili u gjet i vdekur në një serrë afër shtëpisë së tij , ishte nxënës në shkollën fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Kombit”, në Viti.
Me këtë rast stafi i kësaj shkolle ka dal me një telegram ngushëllimi drejtuar familjes së të vdekurit në këtë rast Arif Dinarica.
“Sot morëm lajmin e hidhur për vdekjen e nxënësit të shkollës sonë Arif Dinarica. Drejtoria e shkollës në emër të personelit të shkollës, në emër të nxënësve dhe këshillit drejtues ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Dinarica”, thuhet në telegramin e shkollës.
E në lidhje më këtë gjë edhe komuna e Vitisë ka shprehur ngushëllime familjes Dinarica për humbjen e familjarit të tyre.
“E nderuara familje Dinarica, nxënës e mësimdhënës të ShFMU “Dëshmoret e Vitisë” paralelja në Drobesh. Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj dhe nxënësit tonë, Arif Dinarica. Në emër të kryetarit të Komunës, Sokol Haliti, Drejtorisë së Arsimit dhe Institucioneve Komunale, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. Ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të vështira dhe pikëllimi”, thuhet në njoftimin e komunës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron