LAJMI I FUNDIT:

PDK nis formimin e nëndegëve edhe në Gjermani

PDK nis formimin e nëndegëve edhe në Gjermani

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka nisur përgatitjet për shtrirjen e aktiviteteve dhe themelimin e strukturave edhe në Gjermani.

Ai ka njoftuar se ka zhvilluar takim konsultativ me veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare, intelektualë të dalluar, biznesmenë të suksesshëm, të rinj e të reja, për të bashkëbiseduar për fuqizimin dhe organizimin e PDK-së në Lörrach të Gjermanisë.

“Diaspora jonë është tejet e veçantë. Ajo ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme dhe domethënëse në të gjitha proceset historike të Kosovës. Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi është angazhuar dhe po angazhohet që diasporës t’i krijojë pjesëmarrje sa më aktive në jetën publike në Kosovë, që së bashku të kontribuojmë për ndërtimin e një të ardhme sa më të mirë për vendin tonë. F


uqizimi i PDK-së po ndodhë në të gjithë Evropën, duke qenë sa më afër diasporës, në rrugëtimin e përbashkët drejt krijimit të kushteve për kthimin e përvojës, dijes dhe kapitalit në vendlindjen e tyre”, ka shkruar Reçica në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori