LAJMI I FUNDIT:

FMN: Transparencë e lartë në punën dhe besimin e opinionit në Bankën Popullore të Maqedonisë

FMN: Transparencë e lartë në punën dhe besimin e opinionit në Bankën Popullore të Maqedonisë

Banka Popullore aplikon praktika progresive lidhur me transparencën dhe gëzon besim të lartë nga opinioni, falë udhëheqjes së politikave konsistente të cilat mundësojnë stabilitet makroekonomik, thuhet në Raportin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të zbatuar në kuadër të Kodit të transparencës, të publikuar më 28 janar 2022.

Banka Popullore është banka e dytë qendrore në botë, për të cilën FMN bëri vlerësimin e praktikave të aplikuara për transparencë, me parimet e parapara në kuadër të Kodit të rishikuar të transparencës të FMN-së, të sjellë në korrik të vitit 2020.

“Ky vlerësim është bërë me iniciativën e Bankës Popullore, e cila konfirmon përkushtimin e vazhdueshëm të bankës për të përmirësuar transparencën në punë. FMN-ja kreu një mision në të cilin shqyrtoi në detaje vendosjen e praktikave dhe proceseve që mundësojnë transparencën e Bankës Popullore në aspektin e operacioneve, komunikimit të politikave, aktiviteteve, rezultateve, si dhe në aspektin e marrëdhënieve afariste. Gjithashtu, në kuadër të misionit, përfaqësuesit e Fondit i zhvilluan disa intervista me disa palë të interesuara, si institucione të tjera shtetërore, përfaqësues të ofruesve të shërbimeve financiare dhe media”, thuhet në njoftimin e Bankës Popullore.


Sipas të konstatimeve të Misionit të Fondit, nga gjithsej 90 parime për transparencë, për 42 parime Banka Popullore zbaton praktika më gjithëpërfshirëse sesa kërkohet, ndërsa 32 parime janë brenda kërkesave të Kodit. Parimet tjera, siç thuhet nga Misioni, nuk ishin në kuadër të vlerësimit, duke qenë se transparenca në sektorin bankar dhe infrastrukturën e tregut vlerësohet me standarde të tjera, ndërsa parimet për mbrojtjen e konsumatorit Banka Popullore ende nuk ka mandat ligjor.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori