Policia e Kosovës shpesh has në vozitës të papërgjegjshëm, që përveç që nuk kanë kujdes të shtuar në komunikacion, ata edhe tejkalojnë shpejtësinë e lejuar të lëvizjes.
Ekipi i Telegrafit ka kaluar një ditë me Njësinë për Kontroll të Autostradave, për të kuptuar më shumë për punën e tyre, vështirësitë dhe procedurën e punës së këtij njësiti.
Zyrtari policor, Petrit Zeneli, gjatë kohës sa ishte në patrullim tregoi për Telegrafin detyrat që i kanë si njësit dhe demonstroi procesin e punës së tyre.
“Detyrë e jona primare është parandalimi i kundërvajtjeve. Bëjmë patrullime, mbajmë pika të kontrollit për identifikimin e kundërvajtjeve. Por, në rast se ka kundërvajtje, i shqiptohet fletëparaqitje për kundërvajtje të cilën e ka kryer pala. Kohëve të fundit nuk ka shumë raste të tilla”, tha Zeneli.
Gjatë kohës sa ekipi i Telegrafit po qëndronte në autostradën “Ibrahim Rugova”, patrulla policore e përbërë nga zyrtarët Ekrem Gjekaj dhe Petrit Zeneli ndaluan disa vetura.
Për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar në këtë zonë, disa vozitësve u shqiptuan gjoba, e kishte nga ata që edhe u vendosën pikët negative në patent shofer.
Zyrtarët policor përballen edhe me persona të cilët nuk e zbatojnë urdhrin e ndaljes.
Polici, Petrit Zeneli ka shpjeguar se çka ndodh në rastet kur ndonjë vozitës tenton t’i ikë patrullës së policisë.
“Ka edhe raste të tilla, janë shumë ta rralla, por ka raste. Atëherë nëse nuk ndalet e informojmë qendrën operative, ajo i informon patrullat tjera, cilado patrollë që e has e ndalon edhe i shqipton fletëparaqitjen për kundërvajtjen që e ka bërë, edhe një tjetër për kundërvajtje që nuk është ndalë”, tha Zeneli.
Polici Zeneli foli edhe për rastet e aksidenteve, ku tha se ka më shumë gjatë stinës së verës sesa dimrit.
“Kohëve të fundit nuk ka shumë kundërvajtje. Aksidente ka më shumë gjatë verës për shkak që vijnë edhe bashkatdhetarët, ka qarkullim më të madh të automjeteve, edhe ka aksidente më shumë, kurse dimrit ka shumë më pak”, u shpreh ai.
Zeneli u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë shenjat e trafikut dhe rregullat e komunikacionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje