LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga zjarri në Tetovë, është lënduar pronari i shtëpisë së djegur

Detaje nga zjarri në Tetovë, është lënduar pronari i shtëpisë së djegur

Është lënduar pronari i shtëpisë në të cilën ka shpërthyer zjarri rreth orës 19:00 në vendbanimin Koltuk të Tetovës, janë informacionet fillestare të njoftuara nga SPB-ja e Tetovës.

Zjarri ka përfshirë dy shtëpi dhe është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit për rreth një orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në SPB Tetovë në orën 19:20 është raportuar zjarri në një shtëpi në pronësi të I.S (50). Zjarri u përhap në shtëpinë fqinje ku nuk banonte askush. Pronari I.S ka marrë djegie dhe më pas është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore”, njofton policia e Tetovës.


Fqinjët në lagjen Koltuk janë trembur nga forca e zjarrit për shkak të një flake të fortë. Po ashtu, të gjitha shtëpitë e këtij vendbanimi në një pjesë kodrinore janë të lidhura me njëra-tjetrën, gjë që ka qenë shkak për frikë shtesë tek ata nga zgjerimi i mundshëm i zjarrit.

“Rreth orës 19:00 dëgjova një sirenë, dola të shikoja si ishte dhe pashë një flakë. Pashë që këta ishin fqinjët sipër meje, vrapova, pashë tym dhe flakë 15 metra nga çatia lart. Me fqinjët u përpoqëm të ndihmonim me ujin nga cisternat, ju e dini që këtu është specifike për ujin. Zjarrfikësit kanë mbërritur në kohë, falë tyre, nëse do të vonoheshin pesë minuta, një shtëpi tjetër do të digjej. Nuk pati shpërthim, por u prishën kabllot e rrymës. E gjithë lagjja Koltuk dhe ‘Dva Bresta’ dhe Çarshia e Epërme nuk kanë rrymë”, tha Ivica Gjorgjeski.

Zjarri shpërtheu në një shtëpi në rrugën “Vukashin Simovski”. Nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Tetovës kanë bërë të ditur se janë dërguar katër makina zjarrfikëse për të intervenuar në këtë zjarr./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Ushqimi për FSK-në, Maqedonci thotë se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim

Ushqimi për FSK-në, Maqedonci thotë se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori