Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nënshkroi një paketë të asistencës teknike prej një milion euro, e financuar nga Bashkimi Evropian (BE), për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme tani mund të përfitojnë nga shërbimet këshilluese të përshtatura, të dizajnuara për t’i ndihmuar ato të ndërtojnë kapacitetet e tyre të eksportit dhe të kenë mundësi të reja për rritje dhe zhvillim.
“Paketa e asistencës teknike është pjesë e Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Ballkanin Perëndimor, përmes të cilit BERZH-i ofron kredi dhe BE-ja kontribuon me grante nxitëse.
Edhe pse NVM-të në Kosovë përbëjnë 99.8 % të bizneseve të regjistruara dhe pothuajse 80 për qind të punësimit, ato vazhdojnë të përballen me sfida që pengojnë aftësinë e tyre për të konkurruar në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Programi do të fokusohet që t’ju ndihmojë NVM-ve për të sjellë në standardet e BE-së kapacitetet e tyre prodhuese, cilësinë e produktit dhe qëndrueshmërinë mjedisore.
Projektet këshillimore do të mbështesin rimëkëmbjen e SME-ve dhe do t’i ndihmojnë ato të kompensojnë ndikimin negativ në biznesin e tyre duke i ndihmuar ato të ndërtojnë aftësi kyçe në menaxhim, modele biznesi, komunikim, menaxhim të zinxhirit të furnizimit dhe diversifikimin e shitjeve, ndër të tjera.
Aktivitetet e zhvillimit të tregut dhe sektorit do të implementohen me synimin për të nxitur një mjedis për ndërmarrësi, duke ofruar trajnime dhe seminare për ngritjen e kapaciteteve për të përmbushur nevojat e ndërmarrjeve dhe konsulentëve, duke ndihmuar në të njëjtën kohë shoqatat e biznesit dhe sektorit t’u shërbejnë më mirë klientëve të tyre.
Neil Taylor, shefi i BERZH-it për Kosovë tha “Bashkëpunimi ynë i vazhdueshëm me BE-në na mundëson të ndihmojmë më shumë ndërmarrës në Kosovë që të ndërtojnë aftësi të reja, të eksportojnë më shumë dhe të bëhen më të gjelbër. Nxitja e sektorit privat është prioriteti ynë i parë në strategjinë tonë të re të BERZH-it të miratuar këtë javë.”
Ambasadori Tomas Szunyog, shef i Zyrës së BE-së tha se financimi shtesë për shërbimet këshillimore sinjalizon mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për NVM-të e Kosovës dhe do tu mundësojë atyre të bëhen konkurrente në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Kosova u bë anëtare e BERZH-it dhe vendi i operimit në dhjetor 2012. Që atëherë, Banka ka investuar 545 milionë euro në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City