Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës Enver Peci ka deklaruar se gjykata të cilën ai e udhëheq, gjatë vitit 2021 ka kryer 79.5% të lëndëve, derisa të pazgjidhura kanë mbetur vetëm 20.5% të lëndëve.
Një deklarim të tillë kryetari i Supremes Peci e ka bërë gjatë raportimit mbi punën e Gjykatës Supreme për vitin 2021 në mbledhjen e 276 të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) të mbajtur të enjten.
Sipas Pecit, Gjykata Supreme gjatë vitit që lamë pas ka pranuar 1,586 lëndë të të gjitha natyrave, derisa ka përfunduar gjithsej 1,772 sosh.
“Gjykata Supreme gjatë vitit 2021 kemi pranuar 1586 lëndë të të gjitha natyrave, janë kryer 1572 ndërsa të pa kryera janë mbet 406 lëndë, nga viti 2020 kanë qenë të trashëguara 392 lëndë. Sa I përket strukturës brenda vitit kemi pranuar 475 kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, janë kryer 476 ndërsa të trashëguara prej vitit 2020 kanë qenë 13. Kërkesa për zbutje të dënimit kemi pranuar 139 ndërkaq janë kryer 138”, tha kryetari i Supremes Peci.
Numri më i madh i lëndëve të pranuara sipas Pecit i përket revizioneve në civile, ndërsa ka numëruar edhe 87 ankesa, ku shumica i referohen zgjedhjeve lokale dhe nacionale të mbajtura në vitin e kaluar.
“Numri më i madh i lëndëve të pranuara janë revizionet në civile me 597, janë kryer 590 lëndë ndërsa të pakryera rezultojnë 327, në këtë numër janë edhe revizionet ekonomike sa për informimin e juaj. Gjithashtu kanë ardhur edhe 87 ankesa, shumica prej të cilave kanë qenë ankesa lidhur me zgjedhjet lokale dhe nacionale të mbajtura gjatë vitit që lëmë pas dhe të gjitha janë përfunduar”, shtoi Peci.
Peci ka njoftuar Këshillin se efikasiteti i Gjykatës Supreme në zgjidhjen e lëndëve të pranuara gjatë vitit 2021 ishte 99.11%, çka sipas tij dëshmon punë dhe përkushtim të gjykatësve dhe stafit të Supremes.
Si Autoritet Kompetent bazuar në Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore për gjykatës dhe prokurorë, Peci tha se ka pranuar gjithsej 16 ankesa disiplinore, ndërsa ex officio në KGjK ka iniciuar dy kërkesa për inicimin e procedurave disiplinore.
“Po ashtu gjatë vitit 2021 si autoritet kompetent bazuar në Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve kam pranuar dhe shqyrtuar 16 ankesa disiplinore të cilat mund të ushtrohen ndaj kryetarëve të Gjykatave Themelore dhe të Apelit, gjyqtarëve të Gjykatës Supremes. Për informimin e juaj dy kërkesa i kam iniciuar ex-officio në KGJK për ndërmarrjen e verimeve për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe një është adresuar në KGJK në bazë të ankesës”, njoftoi Peci.
Gjatë vitit 2021, Peci tha se kjo gjykatë ka publikuar gjithsej 2195 vendime në faqen e saj zyrtare.
Si prioritet për vitin 2022 Peci ka listuar unifikimin e praktikës gjyqësore, unifikimin e politikës ndëshkimore, ku një fokus i veçantë do ti kushtohet unifikimit të praktikës gjyqësore në çështjet civile, administrative dhe çështjeve tjera që janë kompetencë e kësaj gjykate.
Sa i përket Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Peci njoftoi se gjatë vitit të kaluar kjo dhomë ka pasur rritje të efikasitetit, duke kryer 3,343 lëndë, derisa të pakryera sipas tij rezultojnë edhe 15 665, ndërsa 1,644 lëndë janë pranuar si të reja. Në vitin 2020 kanë qenë të trashëguara 17,364 lëndë të kësaj natyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje