LAJMI I FUNDIT:

Burri nga Florida qëndroi për pesë ditë në burg, pasi policia e ngatërroi me dikë me të njëjtin emër, pamje të ngjashme dhe pothuajse të njëjtën ditëlindje

Burri nga Florida qëndroi për pesë ditë në burg, pasi policia e ngatërroi me dikë me të njëjtin emër, pamje të ngjashme dhe pothuajse të njëjtën ditëlindje

Një kuzhinier nga Florida e Jugut thotë se ai jetoi një makth kohët e fundit kur policia e ngatërroi me një të arratisur me të njëjtin emër, pamje të ngjashme dhe pothuajse të njëjtën ditëlindje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Leonardo Silva Oliveira, 26 vjeç, kërkohej nga policia.


Por më 20 janar, autoritetet arrestuan një burrë tjetër të quajtur Leonardo Silva Oliveira, 26 vjeç, jashtë restorantit të Broward County ku ai ishte një kuzhinier.

Oliveria, kuzhinier, kaloi pesë ditë në burgun e qarkut Broward.

Ai thotë se autoritetet duhet ta dinin se ai nuk ishte i arratisur sepse ishte 10 ditë më i ri dhe nuk kishte tatuazhe.

Në raportin e policisë thuhet se Oliveria, i arratisuri, ka një tatuazh në krahun e majtë dhe një orë në të djathtë.

“Më kontrolluan krahët. Ata nuk panë asnjë tatuazh. Por prapë më arrestuan”, ka rrëfyer kuzhinieri.

Raporti i arrestimit të Departamentit të Policisë Coconut Creek tha se kuzhinieri u identifikua përmes bazës së të dhënave të informacionit të shoferit dhe automjetit në Florida, edhe pse data e lindjes së tij ishte e ndryshme nga ajo e të arratisurit.

Autoritetet në Palm Beach County kërkuan ndihmë për të identifikuar kuzhinierin si i arratisur, tha zëdhënësi i policisë Sgt. Scotty Leamon.

Përpara se të mbahej një seancë dëgjimore, Zyra e Sherifit të Qarkut Broward mori gjurmët e gishtërinjve për të arratisurin dhe i krahasoi me ato të kuzhinierit.

“Kur u konstatua se gjurmët e gishtave nuk përputheshin, Oliveira u lirua menjëherë nga burgu”, tha zëdhënësi i sherifit, Carey Codd. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Fun
Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Dy vjet pasi u diagnostifikua me vitiligo, qeni i zi shndërrohet në të bardhë

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Në ceremoninë e diplomimit për zjarrfikës, britaniku i propozon martesë partneres

Në ceremoninë e diplomimit për zjarrfikës, britaniku i propozon martesë partneres

Interesante
Njerëzit ndajnë foto të zakoneve më të bezdisshme të partnerëve të tyre

Njerëzit ndajnë foto të zakoneve më të bezdisshme të partnerëve të tyre

Fun
Kalo në kategori