LAJMI I FUNDIT:

Nvidia nuk do ta blejë Arm për 40 miliardë dollarë?

Nvidia nuk do ta blejë Arm për 40 miliardë dollarë?

Raportohet se Nvidia po planifikon të heq dorë të blejë Arm, e cila është një familje e arkitekturave kompjuterike të grupeve të instruksioneve të reduktuara për procesorë kompjuterik, të konfiguruara për mjedise të ndryshme.

Sipas pretendimeve, Nvidia është gati të heqë dorë nga blerja me vlerë 40 miliardë dollarë dhe shkak është presioni nga organet rregullatore.


Është interesante se ligjvënësit në Bashkimin Evropian e miratuan marrëveshjen e blerjes vitin e kaluar, pa kushte të veçanta.

Megjithatë, Nvidia tani po përballet me probleme shumë më të mëdha, nga rregullatorët globalë/ndërkombëtarë, të cilët kanë frikë se kombinimi Nvidia-Arm mund të prishë ekuilibrin konkurrues në treg.

Analistët theksojnë se kjo marrëveshje ka kaluar nëpër procese të ndryshme rregullatore që nga shpallja e blerjes dhe shumë besojnë se nuk është për t’u habitur që Nvidia po mendon të tërhiqet nga procesi i blerjes.

Një zyrtar nga Nvidia, në përgjigje të The Verge, theksoi se “Ne vazhdojmë t’i përmbahemi pikëpamjeve të përcaktuara në detaje në paraqitjet tona të fundit rregullatore – që kjo blerje ofron një mundësi për të përmirësuar Armin dhe për të inkurajuar konkurrencën dhe inovacionin”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Inovacionet që as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë - 10 ndryshimet me Inteligjencë Artificiale që do të vijnë në vitet 2024-2025

Inovacionet që as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë - 10 ndryshimet me Inteligjencë Artificiale që do të vijnë në vitet 2024-2025

Teknologji
Clicks prezanton tastierën fizike për iPhone

Clicks prezanton tastierën fizike për iPhone

Teknologji
Kalo në kategori