LAJMI I FUNDIT:

A është cikli juaj i ndryshëm kur është moti i ftohtë? Gabimet që ju shkaktojnë dhimbje të forta, ky është shpëtimi

A është cikli juaj i ndryshëm kur është moti i ftohtë? Gabimet që ju shkaktojnë dhimbje të forta, ky është shpëtimi

Shumica e grave përballen me këtë fenomen

Edhe pse shumë prej tyre i kanë periodat çdo 28 ditë, ato mund të ndryshojnë. Prandaj, këto simptoma mund të jenë të ndryshme.

Ndërsa disa gra do të kenë një cikël më të shkurtër dhe më të lehtë, ka edhe nga ato që vuajnë nga menstruacionet e rënda, ndryshimet e humorit dhe mund të përjetojnë ngërçe dhe lodhje, transmeton Telegrafi.


Sipas gjinekologëve, muajt e ftohtë të dimrit ndikojnë shumë në menstruacionet tuaja, duke theksuar se ka gjëra që mund të bëni për të kontrolluar ciklin gjatë stinës së dimrit.

Menaxhoni dhimbjen tuaj

Arsyeja që ju luftoni më shumë me menstruacionet në mot të ftohtë është se receptorët tuaj të dhimbjes mund të jenë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Kjo, së bashku me qarkullimin e reduktuar në temperatura më të ulëta, mund t’ju bëjë të ndjeni dhimbje më intensive gjatë menstruacioneve.

Mënyrat më të mira për ta përballuar atë janë më të thjeshtat: mbështilluni ngrohtë, vazhdoni të lëvizni, menaxhoni dhimbjen tuaj me qetësues kundër dhimbjeve ose një shishe me ujë të ngrohtë.

Bëhu aktive

Kur vijnë menstruacionet, gjëja e fundit për të cilën gratë mendojnë është aktiviteti fizik. Muajt e dimrit gjithashtu nënkuptojnë që ne kemi më shumë gjasa të kalojmë kohë brenda, duke shmangur palestrën, vrapimin në natyrë dhe ushtrimet. Megjithatë, mjekja tregon se lëvizja është jashtëzakonisht e rëndësishme gjatë ciklit menstrual.

Ecja e shpejtë, ushtrimet e lehta, joga apo ndonjë gjë tjetër, kanë një efekt pozitiv tek ju gjatë ciklit menstrual.

Gjeni ekuilibrin

Gjatë periudhës menstruale, ruajtja e ekuilibrit mund të duket mjaft e vështirë dhe shumë njerëz mund të kenë ende vështirësi për t’u kthyer në formë.

Hidratimi është kyç, ndaj vazhdoni të pini ujë. Përpiquni të mbani një dietë të duhur. Kur jeni të vetëdijshëm se kujdeseni për shëndetin tuaj, dhimbja lehtësohet.

Merrni suplemente

Ekziston një mundësi e madhe që të keni mungesë të vitaminës D, të cilën trupi e prodhon kur ekspozohet në rrezet e diellit. Mungesa e diellit mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin tonë.

“Dielli ndihmon trupin tonë të prodhojë vitaminë D dhe dopaminë, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e humorit, përqendrimit dhe motivimit. Për të ndihmuar me çdo ndryshim të humorit që mund të përjetoni gjatë menstruacioneve, rekomandohet që të merrni suplemente të vitaminës D gjatë muajve të dimrit. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës

Keshilla Modë
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit

Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit

Femra
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre

Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre

Në çift
Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë

Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori