LAJMI I FUNDIT:

Blizzard paralajmëron lojën e re e cila akoma nuk ka emër

Blizzard paralajmëron lojën e re e cila akoma nuk ka emër

Studioja Activision Blizzard ka paralajmëruar lojën e re e cila akoma nuk ka emrin e saj.

Vetëm pak ditë pasi është konfirmuar që Microsoft po e blenë Activision Blizzard në kohën kur po ka greva të punonjësve, kjo studio ka konfirmuar se po punon në lojën e re, transmeton Telegrafi.


Fjala është për universumin e ri të Blizzardit nga viti 2016 e njohur si Overwatch. Blizzard asokohe kishte probleme me punësimin e ekspertëve të rinj, për shkak të vështirësive që hasi si rezultat i vonesave në treg.

Sidoqoftë, loja e re do të jetë e qasshme për PC dhe konzolat, e duke marrë parasysh që Microsoft bleu kompaninë e lartpërmendur, akoma nuk dihet nëse “konzola” përfshihet edhe në Sony PlayStation apo vetëm në Xbox të Microsoft. /Telegrafi/