LAJMI I FUNDIT:

Intel blen prodhuesin izraelit të çipave për 5.4 miliardë dollarë

Intel blen prodhuesin izraelit të çipave për 5.4 miliardë dollarë

Gjiganti amerikan i teknologjisë Intel ka njoftuar se do të blejë prodhuesin izraelit të çipave Tower Semiconductor për 5.4 miliardë dollarë, duke treguar se planifikon të përfitojë shkaku i kërkesës së madhe për gjysmëpërçues.

Kompania izraelite prodhon çipa për vetura, sensorë mjekësorë dhe sisteme elektrike, dhe Intel duhet të ndihmojë në përpjekjen për të rrezikuar pozicionin dominues të TSMC të Tajvanit, prodhuesi më i madh i çipave në botë.


“Portofoli i teknologjisë së specializuar dhe shtrirja gjeografike e Tower do të ndihmojë Intelin të zgjerojë shërbimet e saj të prodhimit të çipave dhe të na mundësojë t’i afrohemi më shumë qëllimit tonë, që është pozicioni i një ofruesi të madh të prodhimit të çipave në mbarë botën”, tha CEO i Intel, Pat Gelsinger, raporton reuters.

Nga ana tjetër, çipat kanë qenë shumë të kërkuar kohët e fundit, veçanërisht në sektorin e automobilave, ndërkohë që prodhuesit e elektronikës kanë arritur të blejnë mjaftueshëm stok, ndaj janë më pak të prekur nga mungesa aktuale.

Intel njoftoi në janar se do të investonte 100 miliardë dollarë në ndërtimin e një kompleksi të prodhimit të çipave në shtetin amerikan të Ohajos, i cili duhet të sigurojë edhe një herë dominimin në prodhimin e çipave dhe të zbusë varësinë e SHBA-së nga fabrikat aziatike.

Kompania amerikane operon në Izrael për gati pesëdhjetë vjet dhe është një nga furnizuesit kryesorë të saj. Ata synojnë të financojnë blerjen e Tower Semiconductor me para të gatshme nga bilanci dhe transaksioni u miratua unanimisht nga bordet e drejtorëve të të dyja kompanive.

Transaksioni pritet të përfundojë brenda rreth një viti, pas marrjes së lejeve rregullatore dhe plotësimit të kushteve të zakonshme të përfundimit, përfshirë dritën jeshile nga aksionerët e Tower. /Telegrafi/