Përgatitjet për përfitimin e fondeve të Bashkimit Evropian dhe procesi i hartimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030, janë dy çështjet e diskutuara sot në takimin e shtatë të Komisionit për Planifikim Strategjik.
“Synimi ynë është të kemi zhvillim të qëndrueshëm, sepse nuk mjafton të kemi vetëm rritje ekonomike pa një rritje progresive të standardit jetësor, pra të cilësisë së jetesës. Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2030, që do të prezantohet në këtë takim, është menduar pikërisht për këtë qëllim”, tha kryeministri Albin Kurti në hapje të takimit.
Kurti theksoi se në aspektin e politikave zhvillimore, Strategjia do të ofrojë një qasje gjithëpërfshirëse për zhvillimin kombëtar, ku përfshihen të gjithë sektorët zhvillimorë, si dhe do të jetë dokumenti kryesor orientues afatgjatë për qeverisjen tonë.
Për këtë qëllim, kryeministri theksoi se është e domosdoshme që në këtë takim, pas prezantimit të objektivave, të ketë dakordim mbi pamjen e përgjithshme të synimeve për dhjetë vitet e ardhshme.
“Në dritën e zhvillimeve të fundit, ku mungesa e veprimeve strategjike në sektorin e energjisë na ka sjellë sot në një situatë kritike, duhet të kuptohet se strategjitë nuk janë thjesht fjalë dhe afate, por vizion për të ardhmen”, tha Kurti.
Gjatë takimit, u prezantua lista e propozimeve për projekte për programet vjetore në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit, IPA 2023 dhe 2024.
Komisioni për Planifikim Strategjik, në përbërje të të cilit janë të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar, është pajtuar që qëllimet dhe objektivat e SKZH-së të diskutohen tutje me të gjitha institucionet dhe partnerët e vendit.
Ndërsa ministrive dhe Ministrave u është kërkuar të vazhdojnë të punojnë individualisht me Zyrën e Planifikimit Strategjik në ZKM, për finalizimin e qëllimeve strategjike dhe objektivat specifike në SKZH, si dhe caqeve për to.
Strategjia Kombëtare e Zhvillimit 2030 si dokumenti kryesor strategjik i vendit, do të përmbajë katër shtyllat e saj të zhvillimit, përkatësisht zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, zhvillimin e barabartë njerëzor, sigurinë dhe sundimin e ligjit si dhe qeverisjen e mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë, BDI: Pengesë artificiale për të frenuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror ndërmjet shqiptarëve
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite