LAJMI I FUNDIT:

Policia në Obiliq sekuestron armë, municion dhe substanca narkotike – arrestohet një person

Policia në Obiliq sekuestron armë, municion dhe substanca narkotike – arrestohet një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka kryer bastisje në një shtëpi në Obiliq dhe ka sekuestruar armë, municion dhe substanca narkotike.

Pas operacionit ka arrestuar edhe një person të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushko-mitrolez M-7.92, një magazinë të fishekëve, rreth 617 fishekë, 2 radiolidhje tri thika, 52g substance narkotilke lloji nuk dihet dhe 19 g substance narkotike dyshohet marihuanë”, thuhet në njoftim.


Sipas policisë personi i dyshuar ngarkohet me veprat:

– mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës si dhe

– posedim i pa autorizuar i narkotikëve , substancave psikotropike ose analoge./Telegrafi/