LAJMI I FUNDIT:

LSM: Kërkojmë rritjen e pagës minimale dhe vazhdimin e ngrirjes së çmimeve të ushqimeve

LSM: Kërkojmë rritjen e pagës minimale dhe vazhdimin e ngrirjes së çmimeve të ushqimeve

Për zhgënjim të punëtorëve, takimi i planifikuar për sot ndërmjet Qeverisë dhe Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë është shtyrë për 31 janar, me kërkesë të Qeverisë, njoftojnë sot nga LSM.

“LSM pas prezantimit të Studimit për pagën minimale në vend dhe efektet e tij në funksionimin e kompanive të përgatitur nga profesorë eminentë, të enjten, vazhdon me aktivitetet dhe menjëherë ditën e premte do të mblidhet Kryesia e LSM-së, Këshilli i LSM-së dhe përfaqësuesit e sindikatave rajonale me një qëllim – aktivizimin e bordeve të grevës dhe respektimin e procedurave të grevës si dhe caktimin e një date për përgatitjet për grevë.

Këto aktivitete kanë një qëllim – zgjidhjen e problemeve ekzistenciale të punëtorëve, rritjen e pagës minimale deri në 18.000 denarë dhe rritjen e pagave tjera, si dhe pagesën e pushimit vjetor në sektorin publik në përputhje me të drejtën e përcaktuar të punëtorëve në sektorin privat dhe gjithashtu kërkojmë vazhdimin e masës për ngrirje/kufizim të çmimeve të ushqimeve bazë edhe pas datës 31 janar të këtij viti”, thuhet në njoftimin e LSM-së./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori