LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: FSK ka armë, por jo edhe kuadro të stërvitur për përdorim

Kastrati: FSK ka armë, por jo edhe kuadro të stërvitur për përdorim

Koleksionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në gusht 2021 iu shtuan 55 autoblinda.

Për dallim nga këto që ishin donacion i Amerikës, më herët ushtria bleu disa të tjera nga Turqia. Përveç automjeteve të blinduara, mbrojtjes së vendit iu shtuan edhe dronë.


Mbase këto investime mund të kenë ndikuar që në vitin 2021, Kosova të ngjitet një vend më lart në mesin e fuqive botërore ushtarake. Ishte e fundit, tani është e parafundit!

Global Fire Power që përditësoi listën pak ditë më parë, e renditi Kosovën më mirë vetëm se Butani. Me afër dy milionë banorë, GFP vlerëson se 727 mijë e 657 persona janë të aftë të shërbejnë në kuadër të ushtrisë, por aktualisht FSK-ja ka vetëm 3 mijë e 500 ushtarë aktivë e 3 mijë rezervë.

Shumë shpejt këta ushtarakë mund të pajisen edhe me armë të reja, më të sofistikuara për çka do të shpenzohen 50 milionë euro, transmeton Klan Kosova.

Me shumë gjasë shumica e tyre do të blihen nga Kroacia, siç bën të ditur një ish-drejtues i Forcës, Kadri Kastrati.

Megjithëse sipas tij, në vend nuk ka edhe vende të mjaftueshme ku të ushtrohet përdorimi i tyre.

“Armët e kalibrave të mëdha siç janë minahedhësit, topat, armët anti-blindë, raketat kundërajrore të gjitha këto janë të padobishme nëse ti nuk e stërvit personelin ushtarak. Për t’i stërvitur këta atëherë duhet edhe hapësirë, ka kaluar koha që ne kemi përdorur pronat private për trajnime”, tha Kastrati.

Jo gjithaq më mirë me vendet e trajnimit dhe në përgjithësi në zhvillimin ushtarak qëndrojnë edhe vendet përreth.

Nga katër shtetet me të cilat Kosova ndanë kufijtë, Maqedonia e Veriut mbanë vendin e 134, Mali i Zi të 131 e Shqipëria atë të 115, të gjitha kanë shënuar rënie, përveç Serbisë që është ngritur në vendin e 61.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori