LAJMI I FUNDIT:

Pas masave të reja anti-COVID, reduktohet qarkullimi i autobusëve të Trafikut Urban

Pas masave të reja anti-COVID, reduktohet qarkullimi i autobusëve të Trafikut Urban
Foto: Arkiv

Trafiku Urban ka bërë të ditur se për shkak të masave të reja antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, do të ketë reduktim të qarkullimit të autobusëve.

Nisja e fundit do të realizohet në ora 21:30.


Ndërkohë që nuk do të lejohet hyrja në transport publik pa maskë e që po ashtu udhëtarët duhet ë kenë certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për reduktimin e orarit të qarkullimit të autobusëve!

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 21.01.2022 lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 ju njoftojmë se nga data 22 janar 2022 deri më 4 shkurt 2022, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00 dhe nisja e fundit do të realizohet në ora 21:30.

Kërkojmë mirëkuptimin e juaj sepse jemi të obliguar ti zbatojmë këto masa të cilat kërkojmë ti zbatoni edhe ju sipas pikës së vendimit:

  1. [Transporti publik dhe ndërkombëtar]
  2. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.
  3. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.
  4. Stafi dhe pasagjerët e transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura ne pikat: 26.1 & 26.2.

26.1 Certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;

26.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të paraqesin testin RT-PCR për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë;

Vendose maskën për ta mbrojtur vetën dhe të tjerët!

Për më shumë sqarime, kontaktoni Qendrën e Thirrjeve përmes telefonave në dispozicion apo aplikacionit Viber: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28 . /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori