LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla nga Greqia fton biznesmenët grek të investojnë në Kosovë

Gërvalla nga Greqia fton biznesmenët grek të investojnë në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Greqi, është takuar sot më përfaqësues të komunitetit biznesor grek nën organizimin e Forumit Ekonomik Delphi.

Në fokus të këtij takimi ministrja Gërvalla, kishte prezantimin e ofertës së Kosovës për investime të huaja direkte.

“Ministrja Gërvalla shpjegoi para komunitetit të biznesit shumë arsye pse vlen të investohet në Kosovë duke filluar nga taksat e ulëta dhe shërbimet pa burokraci, potenciali i madh njerëzor për punë profesionale, legjislacioni i bashkërenduar me atë të BE-së si dhe mbrojtja që i ofrohet investitorëve të huaj”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.


Ndër të tjera kryediplomatja e Kosovës ka thënë që “Qeveria e re e vendit është shumë e përkushtuar në forcimin e shtetit ligjor” duke garantuar para komunitetit biznesor grek se Kosovën do ta gjejnë si vend “shumë të hapur për biznes dhe të mbyllur për korrupsion”.

Më tej ajo është përgjigjur interesimit të lartë të bashkëbiseduesve për çështje specifike që lidhen me ambientin e të bërit biznes dhe i ka ftuar që të vizitojnë Kosovën dhe të eksplorojnë mundësitë e shumta që ofron vendi për investimet e tyre eventuale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori