LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Gjakovës gruaja rrah burrin e sëmurë

Në Spitalin e Gjakovës gruaja rrah burrin e sëmurë

Një grua ka rrahur bashkëshortin e saj në Spitalin e Gjakovës.

Sipas pamjeve që janë duke qarkulluar në rrjetet sociale, vërehet se pacienti është i sëmurë ndërsa gruaja ushtron dhunë ndaj tij për disa minuta.

Video është publikuar nga një qytetare e Gjakovës, e cila sipër videos ka shkruar “Kjo është Kosova jonë, lejon të bëhen këso krimesh, tmerr bre, ku janë mjekët, motrat në atë rast. O Zot deri kur kështu”.


Policia konfirmon rastin e dhunës në Spitalin e Gjakovës, thotë se gruaja ka probleme mendore
Lexo po ashtu Policia konfirmon rastin e dhunës në Spitalin e Gjakovës, thotë se gruaja ka probleme mendore

Rasti tashmë është paraqitur në Policinë e Kosovës.

Rastet e dhunës janë shpeshtuar kohëve të fundit në Kosovë, ku Policia në vazhdimësi raporton për raste të ndryshme. /Telegrafi/