LAJMI I FUNDIT:

Po filmonte veten duke bërë ushtrime pranë portit, thyhet dyshemeje e vjetër e drurit – tajlandezja përfundon në “gropë”

Po filmonte veten duke bërë ushtrime pranë portit, thyhet dyshemeje e vjetër e drurit – tajlandezja përfundon në “gropë”

Ky është momenti kur një grua e cila po ushtronte mbi një dysheme të vjetër të drurit, përfundon në një gropë që hapet nën këmbët e saj.

Benjarat Puttakhun, 44-vjeçe, po filmonte veten duke bërë ushtrime me litar në portin në provincën Ratchaburi të Tajlandës, transmeton Telegrafi.

Por pa kaluar shumë sekonda, dyshemeja mbi të cilën po ushtronte thyhet, e ajo përfundon në një gropë që hapet mbi dy metra e thellë.


Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin Puttakhunin, ku i tërë trupi i saj përfundon në gropën që hapet në platformën e drurit të ndërtuar mbi ujë.

Ajo dëgjohet duke bërtitur “ndihmë” me shpresën se ndonjë kalimtar rasti pranë portit do ta shpëtojë. Por, ishin djemtë e saj që i dolën në ndihmë – duke e nxjerrë nga gropa.

Puttakhun që peshon vetëm 50 kilogramë, thotë se u habit që përfundoi në gropë, duke mos e ditur se aq e hollë ishte dyshemeja. /Telegrafi/