LAJMI I FUNDIT:

Spanja subvencionon të rinjtë – kushti është të largohen nga shtëpitë e prindërve të tyre

Spanja subvencionon të rinjtë – kushti është të largohen nga shtëpitë e prindërve të tyre

Qeveria spanjolle do të paguajë 250 euro në muaj  të rinjtë me të ardhura të ulëta, e cila do t’i ndihmojë ata të largohen nga shtëpitë e prindërve të tyre, një problem në rritje në vend.

Ministri i Planifikimit Urban, Raquel Sanchez tha në një konferencë shtypi se duke filluar nga ky muaj, spanjollët nën moshën 35 vjeç, të ardhurat vjetore të të cilëve janë më pak se 24,318 euro, do të mund të aplikojnë për një pagesë mujore në mënyrë që të marrin me qira një apartament për dy vjet. Ajo tha se kjo mbështetje është e rëndësishme që çmimet e banesave të mos jenë pengesë për pavarësinë e të rinjve.

Sipas të dhënave të vitit të kaluar, rreth 55 për qind e njerëzve midis moshës 25 dhe 29 vjeç jetonin ende me prindërit e tyre, duke e bërë Spanjën një nga vendet në Evropë me përqindjen më të madhe të të rinjve që nuk janë larguar ende nga prindërit e tyre, raporton reuters.


Ky numër lidhet fort me numrin veçanërisht të lartë të të rinjve që nuk janë të punësuar – deri në 29 për qind e atyre nën 25 vjeç në Spanjë nuk kanë punë. Megjithatë, sipas Francisco Inaretti, një zëdhënës i Idealista, uebsajti më i madh i pasurive të paluajtshme në Spanjë, subvencionet e drejtpërdrejta të qirasë mund të mos përmbushin pritshmëritë e qeverisë pasi ka një kërkesë të lartë për apartamente të vogla.

“Përvoja e mëparshme ka treguar se subvencionet rrisin drejtpërdrejt çmimet e qirave”, tha ai, duke shtuar se qiramarrësit që fitojnë pak më shumë se 24,318 euro mund të ndjehen të diskriminuar pasi do t’u duhet të paguajnë një çmim edhe më të lartë të qirasë pa marrë mbështetje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Kalo në kategori