Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, Krasniqi: Qeveria po mbron interesin e korporatës e jo të qytetarëve
Analisti Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për lejimin e ngritjes së çmimit energjisë elektrike, duke thënë se kjo vjen si rezultat i “sinkronit ‘Qeveri-KEDS’”.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “pasi Kryeministri deklaron në Kuvend se rryma në Kosovë është shumë lirë, një ditë më pas KEDS-i kërkon nga ZRRE-ja shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike”.
“Rezultati i këtij sinkroni ‘Qeveri-KEDS’, sot kulmon me shtrenjtimin e faturës së energjisë elektrike për 200 mijë familje. Ky është rezultati i një Qeverie që mbron interesin e korporatës në vend të interesit të qytetarëve”, ka shkruar Krasniqi, përcjell Telegrafi.
“Ky është diskriminim ndaj atyre që nuk kanë alternativa tjera për ngrohje gjatë dimrit. Shtrenjtimi për ata që shpenzojnë më shumë do të kishte kuptim vetëm atëherë kur të ofrohen alternativat e zgjedhjes. E alternativat që u ofruan – siç ishte projekti i gazit- u refuzuan”, ka shkruar ai.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka reaguar ndaj vendimit pë rritjen e Jmit të energjisë duke thënë se Qeveria ka bërë veprim të ngutshëm duke pranuar propozimin për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Në komunikatën për medie thuhet se BSPK ka pritur me shqetësim propozimin e KEDS-it drejtuar ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Edhe partitë opozitare në Kuvend, PDK dhe LDK kanë kundërshtuar ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Deputeti i Lidhjes Demoktatike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se mosveprimet e Qeverisë lidhur me çmimin e energjisë elektrike do ta rëndojë kuletën e qytetarit për 42 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se kjo është njëra nga goditjet më të ashpra ndaj qytetarëve.
Anëtar i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për medie ka thënë se masat e propozuar nga Qeveria e Kosovës nuk përkojnë me gjendjen aktuale të familjeve.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) njofton se janë të obliguar që me ligj të përcaktojnë tarifa që e reflektojnë koston e ofrimit të energjisë tek konsumatorët dhe të dizajnojnë tarifa që e nxisin efiçiencën e energjisë.
ZRRE nëpërmjet një njoftimi ka theksuar se struktura tarifore me blloqe i favorizon konsumatorët që të kursejnë energjinë, për çka ka propozuar dy blloqe për konsumatorët shtëpiak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës