LAJMI I FUNDIT:

Rritja e tarifave të energjisë elektrike, PDK: Goditja më e ashpër ndaj qytetarëve të Kosovës

Rritja e tarifave të energjisë elektrike, PDK: Goditja më e ashpër ndaj qytetarëve të Kosovës

Pas propozimeve për shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se kjo është njëra nga goditjet më të ashpra ndaj qytetarëve.

Anëtar i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për medie ka thënë se masat e propozuar nga Qeveria e Kosovës nuk përkojnë me gjendjen aktuale të familjeve.


“Masat e propozuar nga Qeveria nuk përkojnë me gjendjen e familjeve kosovare. Pas një periudhe ekonomike, si rezultat i pandemisë COVID-19, e cila po vazhdoj të jetë e tillë, madje edhe më e rënduar, kjo është njëra nga goditjet më të ashpra që po i bëhet qytetarëve tonë sot, e të cilët fatkeqësisht dhe padrejtësisht do të përballen me pasojat më të mëdha të rrymës në historinë e Kosovës”, tha Stavileci.

Sipas tij, është absurde që kjo rritje nuk po ndodh si rezultat i investimeve për sigurinë në furnizim me energji elektrike. /Telegrafi/