Kryeministri i ri i Bullgarisë, Kiril Petkov shkon për vizitë në Shkup ku do të takohet me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut. Por bisedimet zhvillohen para një sërë mosmarrëveshjesh serioze.
“Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, i cili e mori këtë post në dhjetor, trashëgoi një problem shumë të madh në politikën e jashtme. Në vizitën e tij të parë në Shkup, politikani reformator do të ketë me vete në bagazh veton e Bullgarisë për fillimin e negociatave të këtij vendi për anëtarësim në BE”, shkruan Clemens Verenkotte, korrespodenti i ARD nga ky vend.
Vizita e Kiril Petkovit në Maqedoninë e Veriut ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare. Kanali gjerman i lajmeve NTV vëren se nuk pritet ndonjë përparim i madh në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, por mund të ketë përmirësim të atmosferës mes tyre.
Ndërsa gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), në një analizë të gjerë të ekspertit të Ballkanit, Michael Martens, shkruan detajisht për gjendjen aktuale dhe motivet e forcave politike që mbajnë qëndrime të dyzuara; në njërën anë mbrojnë interesat e shteteve të veta, e në anën tjetër dëshmojnë gatishmëri për bisedime.
Martens shpjegon se Bullgaria po pengon bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, me një sërë kërkesash që kanë lidhje me çështje historike. Sofja këmbëngul që pushtimi bullgar gjatë Luftës së Dytë Botërore të mos quhet kështu dhe që të njihen rrënjët bullgare të gjuhës maqedonase dhe të drejtat e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, shkruan Martens.
Në analizën e tij, Martens shkruan: “Kërkesa të tilla të Sofjes nuk janë diçka e re. Megjithatë, në të kaluarën, Evropa u kushtonte pak vëmendje këtyre dy kërkesave, për shkak të qëndrimit edhe më absurd të Greqisë ndaj Maqedonisë. Dhjetë vjet më parë, presidenti i atëhershëm bullgar Rosen Plevneliev tha se Maqedonia duhet së pari të kapërcejë qëndrimin e saj anti-bullgar përpara se të mendojë për fillimin e bisedimeve me BE. Fakt është se në atë kohë Shkupi po ndiqte një politikë historike vërtet të dyshimtë. Një kritikë e tillë nuk mund t’i bëhet lidershipit të sotëm. Si rezultat i vetos së Bullgarisë, e cila po i bën dëme kolaterale edhe Shqipërisë, janë thelluar edhe gjurmët e mosbesimit të shtuar në Ballkan ndaj zgjerimit të BE-së, e kjo e dëmton edhe imazhin e BE-së në rajon”.
Autori i FAZ shpjegon se kryeministrat e rinj të dy vendeve duan të vënë një fillim të ri në raportet mes tyre. Ai thekson gatishmërinë e kryeministrave të ri të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik mes këtyre dy vendeve.
“Petkov konsiderohet si një pragmatist, por ende nuk është krejt e sigurt nëse bisedimet në Shkup do të krijojnë vërtet terrenin e duhur për forcimin e raporteve, sepse kreu i qeverisë bullgare duhet të ketë parasysh shumë faktorë. Qeveria e tij e koalicionit përfshin edhe partinë BSP, që ka një qëndrim tradicional nacionalist ndaj Maqedonisë së Veriut. E njëjta gjë vlen edhe për presidentin Rumen Radev, një ish-pilot luftarak i trajnuar në kohën e Traktatit të Varshavës. Radev është një ushtarak, i rritur tërësisht në frymën e historiografisë socialiste bullgare. Deklaratat e tij nacionaliste për Maqedoninë e Veriut tregojnë se ai ende nuk e ka çliruar veten nga kjo trashëgimi”.
Për kushtet e vendosura para Shkupit nga presidenti bullgar Radev bëhet fjalë edhe në analizën e Clemens Verenkotte. Në fund të shkrimit të tij autori vëren se “Shkupi nuk do të negociojë identitetin e kombit maqedonas dhe pavarësinë e gjuhës maqedonase, sepse këto janë themelet e vetë shtetit”.
Në një analizë të gazetës austriake “Die Presse” janë vënë në pah edhe qëndrimet e qeverisë së re maqedonase për këtë temë. Kryeministri i ri duhet të kapërcejë një mal të tërë problemesh. Kryeministri Kovaçevski, i konsideruar si pragmatist, ka njoftuar tashmë se një nga qëllimet e tij më të rëndësishme do të jetë t’i japë fund mosmarrëveshjeve me vendin fqinj për identitetin dhe historinë maqedonase. Por nuk mund të priten zgjidhje të shpejta – pavarësisht ndryshimit të qeverive në dy kryeqytetet./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze