Një autobus që udhëtonte për në Kosovë, në të cilin kishte edhe fëmijë, u përplas më 18 janar, rreth orës 4.30 të mëngjesit, në unazën e qytetit Kjustendill në kthesën për digën “Drenov Dol”.
Për fat të mirë në këtë aksident askush nuk u lëndua rëndë, ka thënë zëdhënësja e Policisë Rajonale, Katja Tabaçka, shkruan Radio Bulgaria, përcjell Telegrafi.
Sipas mediumit në fjalë, autobusi goditi një kamion të ndalur, ndërsa shoferi po përpiqej të sinjalizonte se një pemë kishte rënë në rrugë.
Gjatë përplasjes kamioni “doli” nga rruga.
Shoferi i autobusit u plagos lehtë dhe mori tretman mjekësor ndërsa 29 nga pasagjerët, 6 prej tyre fëmijë, u akomoduan në një dhomë komunale me ngrohje.
Qarkullimi në segmentin rrugor mbeti i bllokuar deri në largimin e mjeteve të aksidentuara ndërsa kanë filluar hetimet rreth aksidentit.
Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë vendin e aksidentit, përkatësisht dëmin që i është shkaktuar autobusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251