LAJMI I FUNDIT:

Policia demanton Listën Serbe lidhur me rastin e rrahjes së një serbi në Runik

Policia demanton Listën Serbe lidhur me rastin e rrahjes së një serbi në Runik

Policia e Kosovës është sqaruar lidhur me rastin e një rrahje në Runik të Skenderajt.

Sipas policisë, pretendimet e Listës Serbe që një person është rrahur për shkak të etnicitet të tij nuk janë të vërteta.


Policia sqaron se deri tek rrahja në këtë fshat erdhi pas një mosmarrëveshje për prerje të drunjëve.

“Policia e Kosovës me qëllim, informimin e drejt të opinionit publik lidhur me disa shkrime të publikuara sot me (17.01.2022) në disa portale të ndryshme, të cilat i referohen deklarimeve të Listës Serbe se është sulmuar personi M.K, në fshatin Runik të Skenderajt dhe sipas tyre ky sulm është anti -serb, reagon ndaj këtyre shkrimeve të pavërteta dhe sqaron me sa vijon:

Rasti është raportuar me datë 16.01.2022 në fshatin Runik të Skenderajt dhe nuk ka fare ndërlidhje me çështje ndëretnike apo siç është pretenduar si anti-serbe, por ka të bëjë me veprën e iniciuar “Sulm”, ku sipas viktimës M.K, mashkull kosovar serb, gjatë komunikimit me të dyshuarin mashkull kosovar B.S, kishte ardhur deri te fjalosja ndërmjet tyre si pretekst pasi viktima kishte dyshuar se i dyshuari në fjalë ia kishte dëmtuar (prerë) pyllin e tij në pronë private.

Vlen të potencohet se Policia e Kosovës pas raportimit të rastit, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo hetimore, duke arrestuar personin e dyshuar si dhe duke intervistuar një dëshmitar të rastit dhe pas kompletimit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Prandaj konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt dhe në asnjë rast të vetëm nuk duhet dezinformuar si në rastin konkret, ku këtë e dëshmon edhe komunikata në vijim e publikuar me datë 16.01.2022 nga drejtoria rajonale kompetente”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori