LAJMI I FUNDIT:

Ençev: Petkov mendon se për 6 muaj do t’i zgjidhë problemet me Maqedoninë të cilat nuk janë zgjidhur në 100 vitet e fundit

Ençev: Petkov mendon se për 6 muaj do t’i zgjidhë problemet me Maqedoninë të cilat nuk janë zgjidhur në 100 vitet e fundit

Vizita e nesërme e kryeministrit Kiril Petkov në RMV është e pavend. Prej pesë ditësh nga zyra e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski njoftuan se po planifikojnë takim me organizatën separatiste OMO Ilinden. Kjo është shkelje e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017 dhe një vijë e kuqe e vendosur në pozicionin kornizë të qeverisë sonë nga viti 2019… Kjo është arsyeja e vetme pse vizita e nesërme duhet të shtyhet, tha diplomati dhe ish-ambasadori bullgar Velizar Ençev në një deklaratë për “BNR” .

Sipas tij, problemi kryesor në marrëdhëniet bullgaro-maqedonase është historia e tyre e përtërirë dhe trashëgimia kulturore-historike bullgare e maqedonizuar.

“Të mos mendojmë se me pesë grupe punuese do ta kapërcejmë problemin kryesor. Problemi kryesor është historia. Presioni nga SHBA dhe Evropa është një çështje tjetër, por kjo nuk është asgjë e re nga 70 vitet e fundit. Ne tashmë kemi bërë një gabim të përgjithshëm në vitin 2017, kur u dakorduam për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”, tha Ençev.


“Optimizmi politik i Kiril Petkov kufizohet me naivitetin. Duhet të jesh shumë naiv, të mos njohësh fare historinë, të mendosh se për 6 muaj mund të zgjidhësh problemet që nuk janë zgjidhur në 100 vitet e fundit”, tha diplomati bullgar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori