LAJMI I FUNDIT:

Inspektorët komunal lirojnë hapësirat publike në qytetin e Mitrovicës

Inspektorët komunal lirojnë hapësirat publike në qytetin e Mitrovicës

Drejtoria e Inspekcionit, me asistim të Policisë së Stacionit Jugor në Mitrovicë, që nga orët e hershme të mëngjesit kanë realizuar aksionin për lirimin e të gjitha hapësirave publike në qytet, duke mos lejuar shitësit e ndryshëm, që produktet dhe mallrat e tyre t’i ekspozojnë në trotuare dhe hapësira tjera publike të parapara për shfrytëzim nga ana e qytetarëve.

“Për lirimin e këtyre hapësirave ka pasur kërkesa të shumta nga qytetarët të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengim të lëvizjes së lirë, derisa inspektorët komunal nga aksioni i sotëm kanë bërë të ditur se shitësit i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim të Policisë apo shqiptim të ndëshkimeve mandatore.

Lidhur me aksionin e sotëm, drejtori i Inspekcionit, Valon Brahimi, ka paralajmëruar se aksione të tilla do të ketë në vazhdimësi, deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve”, thuhet në njoftim.


Vlen të potencohet se aksioni është zhvilluar në gjithë zonën urbane të qytetit dhe është mbikëqyr nga gjithsej katër ekipe të inspektorëve, në mënyrë që lajmërimi i datës 06.01.2022 për subjektet afariste të zbatohet në përpikëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori