Policia e Kosovës njofton se situata në Kosovë ka qenë e qetë pavarësisht paralajmërimeve për mbajtjen e referendumit të Serbisë edhe në Kosovë.
“Referuar informacioneve lidhur me paralajmërimet se më 16 janar 2022, një referendum për ndryshime kushtetuese i planifikuar të mbahet në Serbi do të organizohet edhe në Republikën e Kosovës (RKS), Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit në bashkërendim me autoritetet kompetente, bazuar në aktet ligjore dhe rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka bërë planifikimet e saj operacionale për ruajtjen e rendit Kushtetues të RKS-së si dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në vend”, njofton Policia e Kosovës, përcjell Telegrafi.
Policia thotë se ka pasur plan operativ në ruajtje të rendit kushtetues dhe se do të reagonte ne profesionalizëm nëse do të cënohej rendi.
“Në këtë fushëveprim Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ ku janë paraparë masat dhe veprimet e Policisë së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe garantimit të sigurisë së përgjithshme. Po ashtu janë paraparë të gjitha planifikimet dhe veprimet operacionale për menaxhim të sigurisë dhe reagim profesional në rast të cenimi të sigurisë qytetare apo rendit kushtetues në vendin tonë”.
Policia njofton se situata ka kaluar e qetë dhe pa incidente, pavarësisht disa tubimeve që kanë shprehur pakënaqësi ndaj moslejimit të mbajtjes së referendumit.
“Situata vlerësohet se ka kaluar e qetë dhe pa incidente, përjashtuar mbajtja e disa tubimeve dhe marshimeve në lokacione/qytete të ndryshme, në cilësi të shprehjes së pakënaqësisë ndaj moslejimit të mbajtjes së referendumit në Kosovë”.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese si dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025