LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë mbeti me vetëm 5 gjykatës

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë mbeti me vetëm 5 gjykatës

Sipas Kushtetutës, në Gjykatën Kushtetuese duhet të jenë nëntë gjykatës, por aktualisht punojnë vetëm pesë. Kjo gjykatë ka filluar të punojë zyrtarisht me minus edhe një gjykatës, që nga e premtja pas skadimit të mandatit të gjykatësit Jovan Josifovski më datën 14 të këtij muaji. Kuvendi nuk ka gjetur zëvendësues për të, si dhe deri më tani nuk janë zgjedhur katër gjykatës kushtetues, aq sa i mungojnë Gjykatës Kushtetuese për të kompletuar përbërjen. Seanca e parë e Gjykatës Kushtetuese, për këtë vit do të mbahet të martën. Ajo mund të mbahet nëse vijnë të pesë gjykatësit e mbetur.

“Përbërja e plotë e Gjykatës Kushtetuese është e rëndësishme edhe për besimin në vendimet që merren, që qytetarët të jenë të sigurt se kjo gjykatë ka dhënë kapacitetin dhe vullnetin maksimal, kur ka marrë vendime në emër të tyre. Për mua dhe kolegët e mi çdo rast është i rëndësishëm, por ka raste si Dekreti për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës apo Dekreti për nënshkrimin e Ligjit për Gjuhët, që kanë peshë të veçantë për shtetin dhe për këtë arsye unë këmbëngul që të vendoset për to në një përbërje të plotë”- deklaroi Dobrila Kacarska, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Aktualisht, vendimet që kërkojnë dy të tretat e shumicës nuk mund të merren në Gjykatën Kushtetuese. I tillë është rasti me imunitetin e Presidentit të vendit. Në rast se Kuvendi nis procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë së Presidentit, nëse kreu i shtetit i shkel të drejtat dhe detyrat sipas Kushtetutës dhe ligjeve, do të duhet të vendosë Gjykata Kushtetuese. Por, me një trup gjykues të tillë prej pesë gjykatësve, nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë, pasi i duhen të paktën gjashtë gjykatës për të pasur dy të tretat e shumicës. Ndërkohë në Kuvend nuk ka asnjë njoftim se së shpejti do të zgjidhen gjykatës të rinj. Kryetarët e rinj të komisioneve parlamentare do të zgjidhen së shpejti, përfshirë Komisionin për Zgjedhjet dhe Emërime përmes të cilit zgjidhen gjykatësit kushtetues./Alsat/


Në trend Lajme

Më shumë
“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

Lajme
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Kronika e Zezë
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Moti në fundjavë, IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe gjatë ndotjes së lartë të ajrit të përdorin maska

Moti në fundjavë, IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe gjatë ndotjes së lartë të ajrit të përdorin maska

Lajme
Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, vdes shoferi i kamionit

Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, vdes shoferi i kamionit

Lajme
Kalo në kategori