Nga: Daut Dauti
Në anglisht dikur është përkthyer edhe libri “Rreziku Anglo-Amerikan i Shqipërisë”, i botuar në Tiranë në vitin 1982. Pastaj, është shpërndarë nëpër botë me qëllim që të bëhet me dije se ShBA-ja dhe Britania e Madhe janë armiqtë e përbetuar të Shqipërisë. Natyrisht, nga këndi i ‘madhështisë’ së udhëheqësit të këtij vendi komunist. Ky libër, fund e krye, është gënjeshtër apo në rastin më të mirë, hiperbolizim që vjen si rezultat i korrigjimit të historisë së periudhe së Luftës së Dytë Botërore dhe një kohe të shkurtër pas saj.
Të gjithë ata që në këtë kohë kanë patur çfarëdo kontakti me amerikanët apo britanikët, janë shpallur tradhtarë e spiunë dhe janë dënuar rëndë, përfshirë pushkatimet dhe vrasjet e fshehta. Asnjë ndikim anglo-amerikan nuk është dashtë të mbetet në Shqipërinë e orientuar kah Beogradi dhe Moska e më vonë Pekini apo Pekingu ose Beizhini.
‘Udhëheqësi’ në këtë libër (Memoare), natyrisht që është njeriu më i aftë dhe më i mençuri në botë. Ai i përshkruan edhe situatat se si u ka mbajtur leksione e fjalime oficerëve britanikë mbi letërsinë angleze. Për Shekspirin dhe tjerët. Dhe, oficerët anglezë, shumica të shkolluar në Kembrixh dhe Oksford, mbesin gojëhapur dhe dëgjojnë të ulur në gjunjë para këtij ‘udhëheqësi’ të Shqipërisë. Natyrisht, budallakia nuk ka kufi.
Problemi qëndron në faktin se ky libër nuk ka qenë i vetmi i botuar i kësaj natyre. Të gjitha librat tjera është dashur të jenë brenda kësaj kornize. Pra, kështu është krijuar një mentalitet. Sistemet politike ndërrojnë më lehtë se mentaliteti.
Por, kur ndodhi ndërrimi, popullin shqiptar e shpëtuan mu këta dy ‘armiq’: anglo-amerikanët. Çka do të bënin shqiptarët sot, sidomos Kosova, pa këta dy ‘armiq’ tanë të përbetuar?
Është shumë mirë që ekziston ky libër, i cili dikur ka paraqitur tragjedinë tonë. Por, sot ky libër është komedi. Regjisori i mirë do ta shndërronte në komedinë më të mirë që ka letërsia shqipe. Por, Jo. Regjisorët janë angazhuar që për herë të dytë ta inskenojnë ‘Prefektin’. Tragjedia u duket komedi. Pra, kemi të bëjmë me një mentalitet që ka krijuar ky libër i ‘udhëheqësit’, e që nuk perëndon lehtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025