Ylli i Bollywood-it, Priyanka Chopra ka folur për herë të parë rreth spekulimeve për martesën e saj me muzikantin, Nick Jonas.
Çifti i famshëm u martuan në dhjetor të vitit 2018 në ceremoni ekstravagante të krishtera dhe hindu.
Sidoqoftë, në nëntorin e vitit të kaluar, filluan të qarkullojnë thashethemet se martesa e tyre trevjeçare ishte në krizë kur aktorja 39-vjeçare përditësoi emrin e saj në rrjetet sociale nga Priyanka Chopra Jonas në Priyanka Chopra.
Në kopertinën e shkurtit të revistës “Vanity Fair”, Chopra diskutoi se si kontrolli i vazhdueshëm i mediave sociale ka ndryshuar mënyrën se si ajo e drejton karrierën dhe jetën e saj personale.
“Është një ndjenjë shumë e pambrojtur, në fakt, që nëse postoj një foto, gjithçka që është pas meje në atë foto do të zmadhohet dhe njerëzit do të spekulojnë”, tha ylli i “Matrix Resurrections”.
“Është thjesht një rrezik profesional… Për shkak të zhurmës së mediave sociale, për shkak të përhapjes që ka në jetën tonë, mendoj se duket shumë më e madhe se sa është. Mendoj se i japim shumë më tepër besim në jetën reale dhe nuk mendoj se ka nevojë për këtë”.
Ish-Miss World, e cila u prezantua para audiencës amerikane si rekrutuesja e FBI-së, Alex Parrish në serialin ABC “Quantico”, vazhdoi të zbulojë se ajo është bërë më e ruajtur dhe “introverte” sepse të qenit në qendër të vëmendjes “të merr një pjesë të shpirtit”, shkruan CNN.
“Vazhdimisht duke u përpjekur të siguroheni që të thoni gjënë e duhur, të bëni gjënë e duhur, të visheni siç duhet, të mos bëni gabim, të mos udhëtoni sepse e gjithë bota do të shikojë”, shpjegoi ajo.
Bashkëshorti muzikant i Chopra, i cili është pjesë e grupit pop “Jonas Brothers”, tha gjatë intervistës se dyshja kanë krijuar “kufij” për të siguruar një nivel privatësie dhe “të krijojmë atë strehë të vogël të sigurt për veten me miqtë dhe familjen tonë”.
Duke bërë plane, Chopra tha se të kenë një fëmijë së bashku është një dëshirë e madhe për të ardhmen dhe se pavarësisht nga oraret e tyre të ngjeshur, ata nuk janë shumë të zënë për të bërë një fëmijë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“E goditi derën” - Vullneti dhe Gresa përqeshin reagimin e Burimit pas largimit të Mevlanit
Rihanna ngrit temperaturat me të brendshme dantelle të verdha për ‘Savage X Fenty’
Kylie Jenner mahnit me stilin e saj me pallto dhe çizme, gjatë një daljeje në Los Angeles
Ndeshja Shqipëri-Çeki: Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej loja
A ishte në lidhje Anisa me Gjestin para Big Brother VIP Kosova?
Jennifer Lopez prezanton stilin e vjeshtës në Los Angeles
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën