LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e martuar në Indonezi fshikullohet me 100 goditje pasi kreu marrëdhënie intime me një burrë tjetër

Gruaja e martuar në Indonezi fshikullohet me 100 goditje pasi kreu marrëdhënie intime me një burrë tjetër

Një grua e martuar u fshikullua 100 herë pasi pranoi tradhtinë bashkëshortore në Indonezi, derisa partneri i saj, i cili ishte po ashtu i martuar, mori vetëm 15 goditje me kamxhik.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ndëshkimi i gruas në provincën konservatore Aceh të enjten u ndërpre për një kohë të shkurtër pasi ajo nuk mund ta duronte dhimbjen, sipas një gazetari të AFP-s.


Rajoni Aceh në Indonezinë Perëndimore është i njohur si një zonë konservatore dhe e vetmja pjesë e vendit ku përdoret Ligji i Sheriatit.

Ivan Najjar Alavi, kreu i divizionit të hetimit të përgjithshëm në zyrën e prokurorit të Acehut Lindor, tha se gjykata dha një dënim më të rëndë për gruan e martuar pasi ajo rrëfeu para hetuesve se kishte kryer marrëdhënie seksuale jashtë martesës së saj.

Gjykatësit e patën të vështirë të dënonin njeriun, i cili në atë kohë ishte kreu i agjencisë së peshkimit në Acehun Lindor dhe gjithashtu i martuar, pasi mohoi të gjitha keqbërjet, shtoi Alavi.

“Gjatë gjyqit, ai nuk pranoi asgjë, duke mohuar të gjitha akuzat. Kështu, (gjykatësit) nuk janë në gjendje ta dëshmojnë nëse ai është fajtor”, tha Alavi.

Si një dënim alternativ, gjykatësit e shpallën burrin e martuar fajtor për ‘shfaqjen e dashurisë ndaj partnereje femër që nuk është gruaja e tij’, pasi çifti u kap nga vendasit në një plantacion vaji palme në vitin 2018.

Ai fillimisht u dënua me 30 goditje me kamxhik, por apeli i tij i suksesshëm në Gjykatën Supreme të Sheriatit në Aceh i uli dënimin në 15. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Tre miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, BE-ja do t'ia dhurojë Ukrainës

Tre miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, BE-ja do t'ia dhurojë Ukrainës

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Azia
Kalo në kategori