LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Basha ishte i gatshëm të shuante selinë për ngritjen e kullave

Berisha: Basha ishte i gatshëm të shuante selinë për ngritjen e kullave

I ashpër ka qenë reagimi i Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës, pas daljes nga Prokuroria, ku foli përpara prokurorëve për trazirat e regjistruara në protestën përpara selisë së PD-së, më 8 janar.

Pasi e akuzoi Bashën se është i lidhur me narko-shtetin dhe me grupe kriminelësh e fondamentalistësh, Berisha u shpreh se ai është i gatshëm për interesin personal të shembë selinë e PD-së për ndërtimin e kullave.

“Me urdhër të kreut të Meduzës erdha në respekt të parimeve me të cilat jam i mbrojtur. Në deklaratë theksova se për çdo shqiptar, mik dhe partner të vendit, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin ishte jo vetëm atë ditë, Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, fondamentalistësh.


Kjo përbën momentin më dramatik dhe dëshminë flagrante të narko-shtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin. Ju, duke iu falënderuar për të gjithë punën që bëni, duhet t’iu them se nuk duhet të injoroni një moment.

Momenti që është më flagrant është se sot, njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion i PD-së është simbol i pabesisë ekstreme politike. Së dyti, simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Së treti, mos harroni se ky është personi që për pazare personale dhe pasurimin personal ishte i gatshëm të shuante ndërtesën e PD-së për shkak të kullave.

Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen, shndërroi selinë e PD-së në një seli që nuk ekziston dhe ia dorëzoi të blinduar. Pa diskutim që kjo ishte një pjesë e deklaratës time. PD-ja do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenarësh dhe po mbledhim. Emrat konkretë i keni në Facebook-un tim”, tha Berisha. /A2

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori