LAJMI I FUNDIT:

Kishin humbur në mes stuhisë për disa orë në Brezovicë – shpëtohen nga Shërbimi i Kërkimit Malor

Kishin humbur në mes stuhisë për disa orë në Brezovicë – shpëtohen nga Shërbimi i Kërkimit Malor

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka bërë të ditur se ka shpëtuar një grup skitarësh në Brezovicë.

Përmes një shkrimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, thonë se të mërkurën në ora 17:35, kanë pranuar një thirrje për ndihmë nga një grup i ski-bjeshkatarëve vendas, të cilët kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës skitare “Brezovicë”.

Pas njoftimit, SHKSHM menjëherë ishte aktivizuar dhe përmes koordinatave kishte nisur kërkimin e tyre.


“Me pranimin e koordinatave menjëherë identifikohet lokacion se ku gjendeshin, dhe jepen instruksionet që mos të lëviznin nga vendi dhe të qëndronin të sigurt. Me një koordinim të shpejtë arrihet organizimi dhe fillimi i operacionit pas një kohë shumë të shkurtë. Anëtarët :Bardhosh Morina, Donat Hoti dhe dy bjeshkatarë lokalë nga komuna e Shtërpcës Nikola Grbic, Sinisa Cumpalovic pajisjen dhe nisen në drejtim të koordinatave të dërguara”, thuhet në njoftim.

Tutje tregohet ngjarja se në ora 19:40, kërkim shpëtimi ka arritur në vendin e incidentit dhe për shkak të kushteve të rënduara dhe dukshmërisë nuk mundën të takohen, por vetëm dëgjojnë zërin e njëri tjetrit.

Sipas tyre në 20:40 pas një ngjitjeje dhe orientimi në kushte ekstreme arrihet me shumë vështirësi gjetja dhe shpëtimi i të humburve.

“Duhet të ceket që operacioni ka pasur shumë vështirësi pasi që edhe komunikimi me telefon me të humburit është ndërprerë shkaku i ndaljes së telefonave nga i ftohti i madh”, thuhet tutje.

Në ora 22:00 kishte përfunduar evakuimi i të humburve në qendrën skitare.

Personat e humbur janë shoqëruar me kujdes deri në qendër në gjendje stabile shëndetësore, gjendja e tyre është e mirë dhe vazhdojnë të ngrohen dhe stabilizohet pasi që ishin të ekspozuar në kushte atmosferike ekstreme.

Skuadrat tjera gjatë kryerjes së operacionit, janë nisur për tu bashkangjitur në operacion, por fatmirësisht evakuimi i viktimave është arritur pa pasur nevojë për mbështetje operacionale.

Udhëheqësit e ShKShMK janë koordinuar me policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera deri në përfundimin e operacionit.

“Falënderojmë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit për profesionalizëm dhe shpirtin human, duke realizuar një operacion të suksesshëm të Kërkim Shpëtimit Malor, është  evituar një tragjedi e pa shmangshme”.

“Apelojmë që të keni kujdes në lëvizjet e juaja nëpër zonat malore, dhe për çdo urgjencë luteni që të kontaktoni shërbimin”, thuhet në fund, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori