LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit kundër vaksinimit për COVID-19 përplasen me policinë bullgare, përpiqen të sulmojnë ndërtesën e parlamentit

Protestuesit kundër vaksinimit për COVID-19 përplasen me policinë bullgare, përpiqen të sulmojnë ndërtesën e parlamentit

Protestuesit kundër vaksinimit u përpoqën të sulmonin parlamentin bullgar të mërkurën dhe u përleshën shkurtimisht me oficerët e policisë gjatë një tubimi masiv kundër kufizimeve të coronavirusit në qendër të Sofjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tensionet u rritën një orë pasi rreth 3,000 njerëz u mblodhën para ndërtesës së parlamentit, duke kërkuar heqjen e një lejeje të detyrueshme shëndetësore, e cila sipas tyre shkelte të drejtat e tyre dhe ishte një mjet i pasmë për të detyruar njerëzit të vaksinoheshin.

Protestuesit, shumë prej të cilëve mbërritën me autobusë për tubim, zmbrapsën një kordon policie rreth parlamentit dhe arritën te dyert e përparme të ndërtesës.


Ata nuk depërtuan dhe u bënë thirrje ligjvënësve që të dalin dhe ata tua adresojnë kërkesat e tyre.

Gjatë përleshjeve të shkurtra u plagosën disa persona, duke përfshirë edhe oficerë policie.

Duke valëvitur flamujt kombëtarë dhe flamujt e partisë ultra-nacionaliste “Rilindja”, e cila organizoi tubimin, ata brohorisnin “Liri” dhe “Mafia” dhe dënuan të gjitha masat kundër virusit.

Ndryshe, bullgarët duhet të mbajnë maska në ambiente të mbyllura dhe në transportin publik dhe të tregojnë një leje shëndetësore, që u jepet njerëzve që janë vaksinuar, shëruar ose që kanë rezultuar negativë për virusin, për të hyrë në restorante, kafene dhe qendra tregtare dhe palestra.

Vendi më pak i vaksinuar në Bashkimin Evropian, Bullgaria raportoi infeksione të larta ditore të mërkurën, të nxitura kryesisht nga varianti shumë ngjitës Omicron.

Kryeministri Kiril Petkov, i cili mori detyrën muajin e kaluar dhe u zotua të nxisë vaksinimet në vendin ballkanik, i tha kanalit BTV se i vinte keq që nuk mund të takohej me protestuesit, por ishte gati ta bënte këtë të premten, kur karantina e tij do të përfundojë.

Petkov, presidenti Rumen Radev dhe ministrat e lartë shkuan në izolim pasi një pjesëmarrës në një takim sigurie ku morën pjesë të hënën rezultoi pozitiv me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori