LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët ndërtuan një makinë që mund ta ‘ngasin’ peshqit

Shkencëtarët ndërtuan një makinë që mund ta ‘ngasin’ peshqit

Studiuesit në Universitetin Ben-Gurion të Izraelit kanë ndërtuar një rezervuar peshku vetëlëvizës mbi rrota që peshqit e kuq brenda rezervuarit mund ta lëvizin atë në tokë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, automjeti elektrik i pazakontë është i pajisur me sensorë dhe një kamerë që gjurmojnë lëvizjen e peshkut brenda rezervuarit. Pajisja lëviz në atë drejtim, ku peshku është nisur për të notuar.

Dhjetë peshq u trajnuan për ta operuar pajisjen duke përdorur objektiva vizuale të vendosura rreth një dhome dhe duke i shpërblyer me ushqim kur peshqit ia arrinin.


Ekipi tha për Times of Israel se disa nga peshqit e reduktuan kohën e tyre të nevojshme për ta përfunduar detyrën nga 30 minuta në më pak se një.

“Çuditërisht, peshkut nuk i duhet shumë kohë për të mësuar se si të drejtojë automjetin. Ata në fillim janë të hutua. Ata nuk e dinë se çfarë po ndodh, por janë shumë të shpejtë për ta kuptuar se ka një korrelacion ndërmjet lëvizjes së tyre dhe lëvizjes së makinës në të cilën ndodhen”, tha studiuesi Shachar Givon. /Telegrafi/