LAJMI I FUNDIT:

Me dy gishtat lart, protestuesit e PD dalin para Gjykatës

Me dy gishtat lart, protestuesit e PD dalin para Gjykatës

Kanë dal para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë 34 personat e arrestuar në protestën e 8 janarit të thirrur nga Sali Berisha kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Ka qenë vetë Berisha, që ka publikuar pak më parë një foto, në të cilën vihet re dhe reperi i njohur, Stresi.


“Heronjte e 8 Janarit ne Sallen e gjyqit te Narkoshtetit!”, ka shkruar ish-kryeministri krahas fotos së postuar në Facebook.

Kujtojmë që në këtë protestë kishte akte të shumta dhune dhe u desh ndërhyrja e forcave speciale për të shpërndarë turmën, ku pas ndërhyrjes 34 persona u arrestuan.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest në shtëpi” për katër nga personat e vënë në pranga pas protestës së 8 janarit në selinë e PD-së.

Po ashtu, mësohet se për 30 të tjerë është kërkuar “detyrim paraqitjeje”.

Në bilancin e prokurorisë nënvizohet se të arrestuarit akuzohen për vepra penale të ndryshme si “Shkatërrim prone”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori