LAJMI I FUNDIT:

Stojanov: Duhet të ndryshojmë tonin ndaj Maqedonisë

Stojanov: Duhet të ndryshojmë tonin ndaj Maqedonisë

“Duhet të ndryshojmë tonin ndaj Maqedonisë. Kështu ka deklaruar ish-presidenti i Bullgarisë, Petar Stojanov në emisionin “Ballë për Ballë” në “BTV”.

“Thirrja e sotme “Larg duart nga Maqedonia” është 120 vjet me vonesë dhe është adresuar gabimisht”, tha ai.

Toni paternalist dhe poshtërues, thotë Stojanov, duhet të ndalet brenda një sekonde”.


Sipas tij, në mesin e përfaqësuesve të lëvizjeve patriotike sigurisht që ka patriotët më të sinqertë bullgarë, por ka edhe manipulues të hapur.

“Por unë u drejtohem njerëzve të ndershëm – ne nuk po përgatitemi t’i shpallim luftë Maqedonisë së Veriut, ne po përgatitemi të jemi anëtarë të BE-së së bashku”, tha ish-presidenti.

“Kjo nuk do të thotë se ne po mësojmë historinë tonë. Por ne duhet të jemi të vetëdijshëm se në 75 vjet, tre breza u rritën atje për të parë një histori krejtësisht të ndryshme”.

Sipas Stojanovit, toni duhet të jetë pozitiv dhe i qetë dhe në këtë mënyrë të kujtohen rrënjët e përbashkëta. Ai ka dhënë një shembull me bisedën e tij të nivelit të lartë, në të cilën ka folur për monumentet në Shkup dhe në të cilën ka vënë në dukje monumentin e Boris Sarafov, duke saktësuar se në Sofje Akademia e Teatrit mban emrin e vëllait të tij Krsto Sarafov.

“Në kohën e komunizmit, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kishin një standard më të lartë dhe nuk donin jetën në vendin tonë, erdhën të na sjellin disqe të Beatles-it”, kujton presidenti Stojanov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori