LAJMI I FUNDIT:

Vetëm një sekondë pasi doli nga ashensori, u këputën kabllot e çelikta dhe kabina u “zhduk” – punonjësi kinez shpëton pa lëndime

Vetëm një sekondë pasi doli nga ashensori, u këputën kabllot e çelikta dhe kabina u “zhduk” – punonjësi kinez shpëton pa lëndime

Një punonjës në një fabrikë në Kinë lirisht mund të quhet njeriu më me fat në “botë”, ku sapo i nxori këmbët nga ashensori dhe doli jashtë, kabllot e tij u këputën dhe kabina shkoi poshtë me shpejtësi.

Kamerat e sigurisë brenda një fabrike në Taizhoi të provincës kineze Zheijang, shfaq punonjësin i cili sapo fut mallrat në ashensor dhe del jashtë, këputen kabllot e çelikta dhe kabina e ashensorit “zhduket”, transmeton Telegrafi.

Punonjësi i frikësuar shikon poshtë dhe e kupton sesa me fat ishte. Ndërsa prej atij momenti ashensori nuk është riparuar, e autoritetet po hetojnë shkakun që mund të ketë çuar në këputjen e kabllove.


Mediat kineze raportojnë se askush nuk është lënduar në këtë incident, kurse pamjet e këtij momenti janë bërë virale. /Telegrafi/