LAJMI I FUNDIT:

Infektohet me COVID-19 kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Infektohet me COVID-19 kryetari i Prishtinës, Përparim Rama
Foto: Telegrafi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është izoluar menjëherë sapo ka kuptuar që ka pasur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe ka anuluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës.


“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se gjatë vikendit Përparim Rama ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë, ku është takuar me homologun e tij Erion Veliaj, dhe është nderuar nga ky i fundit me “Çelësin e Qytetit të Tiranës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori