LAJMI I FUNDIT:

Shaqir Totaj emëron drejtorët e drejtorive komunale në Prizren

Shaqir Totaj emëron drejtorët e drejtorive komunale në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj sot ka emëruar drejtorët e drejtorive me të cilët do të bashkëqeverisje në këtë komunë.

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se nga gjithsej trembëdhjetë drejtori, Totaj sot gjatë ditës ka emëruar njëmbëdhjetë, dy drejtoritë e tjera do të emërohen në ditët në vazhdim.


Drejtorët e emëruar janë: Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës – Luljeta Veselaj-Gutaj, Drejtoria e Shërbimeve Publike – Çelë Lamaj, Drejtoria e Administratës – Edin Shehu, Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor – Pranverim Berisha, Drejtoria e Kadastrës dhe Gjeodezisë – Senxhar Karamuço, Drejtoria e Shëndetësisë – Burbuqe Berisha, Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Bexhat Bytyqi, Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik – Lirija Bytyqi, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Adem Morina, Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Vjollca Kabashi, Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë – Ramize Shala.

Totaj: S’ka vend në kabientin tim për njerëz me probleme me ligjin
Lexo po ashtu Totaj: S’ka vend në kabientin tim për njerëz me probleme me ligjin

Kujtojmë se PDK në Prizren ka lidhur marrëveshje për bashkëqeverisje me AAK-në, Nismë-n dhe AKR-në. Ditë më parë kryetari Shaqir Totaj ka thënë se e në kabinetin e tij qeverisës nuk do të ketë vend për njerëz me probleme me ligjin.

Totaj ka premtuar qeverisje më ndryshe se çfarë është mësuar deri më tani Prizreni, me synim për të rritur cilësinë e jetesës në këtë komunë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori