Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tha sot se inspektorët e punës nuk po i kryejnë obligimet e tyre se janë të zënë me sindikatat.
SBASHK-u thekson se për të mos u shuar dëshira dhe tendenca e kryeministrit Kurti për t’u përzier në çështje organizative të sindikatave dhe madje edhe tendenca për të ndikuar te anëtarësia se kush nuk duhet t’i udhëheq sindikatat, tani më po kujdesën inspektorët e punës.
“Për të mos u shuar dëshira dhe tendenca e Kryeministrit Kurti për t’u përzier në çështje organizative të sindikatave dhe madje edhe tendenca për të ndikuar te anëtarësia se kush nuk duhet t’i udhëheq sindikatat, tani më po kujdesën inspektorët e punës. Ata në vend që të jenë kujdestar dhe të mos lejojnë shkeljet e vazhdueshme që u bëhen njerëzve, qoftë në të drejtat e punës, qoftë në konkurse, fillimisht vizituan zyrat qendrore të Federatave sindikale duke u kërkuar vendimin e regjistrimit dhe raportin e auditorit të jashtëm, dokumente këto që mund të gjenden te Ministria gjegjëse.
Këta inspektorë duke parë se nuk mund të gjejnë as edhe një lëshim në nivelin qendror të SBASHK-ut vazhdojnë me angazhimet duke u përzier edhe më shumë në punët që nuk u takojnë”, thuhet në reagim.
Ata tani po kërkojnë nga kryetarët e nivelit komunal sindikal edhe procesverbalin nga takimet zgjedhore, në të cilat janë emrat e të zgjedhurve në nivel komunal e madje edhe emrat e delegatëve të Kongresit nga ajo komunë. Në cilin ligj shkruan se inspektorët e punës kanë të drejtë të dinë e t’i kenë emrat e të zgjedhurve dhe të delegatëve të një sindikate?
Apo ndoshta këta inspektorë kanë marrë urdhër nga të mëdhenjtë që t’i mbledhin këto procesverbale dhe t’i kenë shënimet dhe numrat e telefonave e të zgjedhurve në këto Kuvende dhe mbase mos po munden pastaj duke i thirr të ndikojnë në ta që të zë vend vullneti e tendenca që në krye të sindikatës të vij dikush tjetër, që do të jetë i dëgjueshëm e që në vend të zërit të anëtarësisë do të dëgjoj zërin e Qeverisë.
Ky është angazhim i kotë sepse të tillë në tërë anëtarësinë e SBASHK-ut nuk ka dhe është anëtarësia, që e përfaqësuar përmes delegatëve të zgjedhur, do të vendos përmes votës së lirë se kush do ta udhëheq SBASHK-un në mandatin e radhës”, thuhet në reagim.
Sipas SBASHK-ut, këta inspektorë kanë shkuar edhe më larg duke kërkuar nga kryetari i nivelit komunal edhe emrat e anëtarëve të Këshillit grevist dhe vendimin për grevën e cila ka ndodhur hiç me pak se para 3 vitesh në tërë sistemin arsimor.
“Po kjo çka po u duhet tani këtyre inspektorëve? Ndoshta mendojnë t’i thirrin edhe këta në telefon a në biseda që të mundohen t’i frikësojnë në mënyrë që ata mos të pranojnë kurrë më të jenë anëtarë të këtyre Këshillave. Edhe kjo përpjekje do të jetë e kotë.
Me këtë reagim publik Ju drejtohemi inspektorëve të punës që të merren me punët e tyre e jo me punët e huaja. Të shikojnë se sa shkeljet e të drejtave të punës bëhen në sektorin publik e atë privat. Të reagojnë ngase ka raste kur punëtores në pushim të lehonisë i shpallet vendi i punës. Të shikojnë dhe të ndalojnë edhe shkeljet tjera se këto dokumentet që po i kërkojnë për zgjedhjet në sindikatë nuk janë punë e tyre.
Ne që sot do të komunikojmë me kryetarët tanë të nivelit komunal e të Universiteteve dhe do t’i këshillojmë që në takimet me inspektorët e punës t’ua dëshmojnë se i kanë kopjet e të tetë formularëve të zgjedhjeve, por që as edhe njërin nga to mos t’ua japin këtyre inspektorëve që po merren me punët që nuk u takojnë. Këta inspektorë për gjithë çështjet që lidhen me zgjedhjet e të gjitha niveleve në SBASHK le të vijnë te ne në qendër dhe do të marrin përgjigje meritore”, thuhet më tej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Komuna e Gostivarit dekoroi qytetin për muajin e shenjtë të Ramazanit

Ministria e Financave: Investimet e huaja direkte në vitin 2024 arrijnë 1,255 miliard euro, janë dyfishuar në krahasim me vitin paraprak

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet